×
financat, Shtator 2013

Të dy dhomat e Kongresit Amerikan deri më tani nuk kanë mundur të afrojnë pozicionet me çështjet e buxhetit.

Rusia ka ndërmend të akordojë 10 milionë dollarë si një kontribut të vlefshëm në Drejtorinë e Komisionerit të Lartë të OKB-së për çështjet me refugjatët.

Hetuesit francezë gjyqësore po studiojnë informacionin, në përputhje me të cilin i biri i Ministrit të Punëve të Jashtme të francës - Laurent Fabius, Thomas Fabius humbi në kazino 700 mijë euro, por fitoi të drejtën për të mos e paguar këtë shumë.

Gjykata e Egjiptit la në fuqi vendimin e autoriteteve të vendit për konfiskimin e fondeve të liderëve supreme të Lëvizjes "Vëllazëria Muslimane", njoftoi një burim në gjykatë.

Kompania ruse "Zarubezhneft" mori autorizimin për të punuar në Iran. Kompania do të zhvillojë Khayam - një nga vendburimet më të mëdha të gazit në vend. Rezervat e gazit atje vlerësohen në 260 miliardë m3.

Abu Dhabi do të investojë në një punë të përbashkët me Rusinë 5 miliardë dollarë, njoftoi Presidenti i Rusisë Vladimir Putin gjatë një takimi në Moskë me Princin trashëgimtar të Kurorës të Abu Dhabit, Zëvendësshefin e Përgjithshëm të forcave të armatosura të Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohammed Al Nahyan.

Kompania ruse "Rosoboroneksport" në fillim të shtatorit të vitit 2013 ka kryer 75% të planit vjetor të shitjes së armëve dhe pajisjeve ushtarake jashtë vendit.

Me miratimin e deklaratës përfundimtare në Shën Petersburg u mbyll programi zyrtar i Samitit 2-ditor të "G-20".

Pentagoni njoftoi një ditë më parë koston e përafërt për zhvillimin e sulmit. Sipas përllogalitjeve më modeste, do të duhet të shpenzohen rreth 200 milionë $.

Sherpat (përfaqësuesit) e vendeve të "Njëzetëshes së Madhe" ("G-20") ranë dakord pothuajse për të gjitha dokumentet që do të diskutohen dhe miratohen në takimin e liderëve në Strelna (periferi e Shën Petersburgut) të enjten dhe të premten, njoftoi kreu i Departamentit të Ekspertëve të Presidentit të Federatës Ruse.

Samiti i shtatorit i "Grupit të të Njëzetëve" në Shën Petersburg do të jetë kulminacion i Kryesisë ruse në "G-20", e cila filloi në dhjetor të vitit 2012. Gjatë kësaj kohe Moska ka arritur të rinovojë formatin e "Njëzetëshes": të tërheqë në dialog shoqërinë civile dhe biznesin, të sjellë për diskutim dhe të bashkërendisë një numër të madh vendimesh, theksojnë ekspertët.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Shtator 2013
Kalendari i ngjarjeve
Shtator 2013
1
3
4
7
8
10
11
13
14
15
19
20
21
22
23
24
26
27
28
29