×
financat, Gusht 2013

Shuma e parave të shpenzuara nga qytetarët rusë për të udhëtuar jashtë vendit në gjysmën e parë të vitit 2013 u rrit me 22% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, njoftoi Organizata Botërore e Turizmit e OKB-së.

Krizës globale financiare po i vjen fundi. Por vendin e saj e zuri tashmë depresioni global.

Çështja e fillimit të operacionit ushtarak kundër Damaskut, me sa duket nga të gjitha, është zgjidhur. Luftanijet amerikane iu afruan bregdetit të Sirisë, ndërsa zyrtarët nga Evropa dhe SHBA-ja po deklarojnë gjithnjë e më shpesh se sulmi kundër regjimit të Bashar Al-Assad mund të ndërmerret pa sanksionimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Kostoja e tij do të arrijë në miliarda dollarë, kurse zërat në qarkullim për përfshirjen e Perëndimit në konfliktin sirian kanë tronditur tashmë tregjet financiare.

Rusia zuri vendin e parë në botë përkatësisht numrit të gjuajtësve të rinj multi-funksionalë të eksportuar dhe ka shans të ruajë lidershipin për furnizimet e ardhshme që priten të bëhen brenda një afati të shkurtër kohor.

Dhoma e Ulët e Parlamentit të Indisë miratoi projektligjin për akordimin e më shumë se 18 miliardë dollarëve për sigurimin e ushqimit të lirë për pjesën më të varfër të popullsisë.

Kompania "Helikopterët e Rusisë" planifikon që deri në vitin 2020 të prodhojë 870 helikopterë me vlerë gati 9 miliardë euro, më shumë se 200 prej tyre - për eksport.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duan të çaktivizojnë një prej sistemeve të kontrollit të hapësirës kozmike përreth Tokës, i cili monitoron njëkohësisht edhe prezencën e mbeturinave në orbitë. Kjo mund t’i bëjë më të rrezikshme fluturimet e satelitëve dhe të Stacionit Kozmik Ndërkombëtar (SKN apo ISS).

Rusia ka reduktuar për gjysmën e parë të këtij viti vëllimin e investimeve në letrat me vlerë të qeverisë amerikane me 26.4 miliardë dollarë, njoftoi të enjten Ministria amerikane e Financave.

Grupi rus "Aeroflot" është përfshirë në listën e "Top-5" të holdingëve ajrorë të Evropës në aspektin e të ardhurave të fituara.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Gusht 2013
Kalendari i ngjarjeve
Gusht 2013
1
2
3
4
5
7
8
9
10
11
12
13
14
15
17
18
20
21
23
24
25
26
31