×
financat, 2013

Qeveria e Federatës Ruse do t’i japë në vitin 2014 Bjellorusisë mjete suplementare hua deri në 2 miliardë $, njoftoi të mërkurën Presidenti rus Vladimir Putin.

Kryeministri ukrainas Mykola Azarov, duke hapur mbledhjen qeveritare të së mërkurës, deklaroi se 12 miliardë $ të tjera Kievi i pret nga Moska në fillim të vitit 2014.

Administrata shtetërore e qytetit të Kievit do t’i paraqesë Partisë së Rajoneve, ndërsa më konkretisht organizatorëve të të ashtuquajturit "AntiMajdan" në Parkun Mariinskij, llogarinë e kompensimit të dëmshpërblimit për shkatërrimin e parkut. Për këtë deklaroi i Ngarkuari i përkohshëm me plotfuqishmëritë e Kryetarit të Administratës shtetërore të qytetit të Kievit, Anatoli Gollubçenko.

Rusia së shpejti do t’i transferojë OKB-së 2 milionë dollarë për likuidimin e armëve kimike të Sirisë, deklaroi Zëvendës/ministri i Jashtëm rus Sergei Rjabkov në intervistën e tij me Radiokompaninë "Zëri i Rusisë".

Këstin e parë prej 3 miliardë dollarësh nga shitja e eurobondeve ukrainase Rusisë Kievi do ta marrë të martën, njoftoi Ministri rus i Financave, Anton Silluanov.

Bashkimi Evropian do të akordojë suplementarisht 38.5 milionë € për të promovuar normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, thuhet në deklaratën e postuar në faqen e Internetit të Komisionit Evropian.

Rusia do të investojë 15 miliardë $ nga Fondi i Mirëqenies Kombëtare, në të cilin akumulohen mjetet financiare të përfituara nga çmimet e larta të naftës, në letrat me vlerë të Ukrainës.

Shtetet e Bashkuara nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga plani për krijimin e sistemit të mbrojtjes nga raketat në Evropë, pavarësisht perspektivave të zgjidhjes së çështjes bërthamore të Iranit. Barack Obama shprehu dyshim në lidhje me sinqeritetin e iranianëve.

Mekanizmi për Stabilitetin Financiar në emër të zonës së euros mund t’i japë Greqisë pjesën tjetër të kredisë prej 1 miliard € deri në fund të këtij viti, në qoftë se vendi do të arrijë të plotësojë kushtet që i janë vënë atij prej kreditorëve, njoftoi Kreu i Eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem, në një konferencë për shtyp të hënën.

Rusia dhe Kuba nënshkruan një marrëveshje për zgjidhjen e kontestit të borxhit me shumë 32 miliardë $, i cili sugjeron se Kuba duhet të paguajnë 3.2 miliardë $ në një periudhë 10 vjeçare me faljen asaj të mbetjes së borxhit prej 29 miliardë $.

Komisioneri për Zgjerimin dhe Politikat Evropiane të Fqinjësisë, Štefan Füle, mendon se Ukraina ka përmendur një shifër fantastike kompensimi, të nevojshme për përshtatjen e vendit me standardet e BE-së - 160 miliardë €.

Federata Ruse dhe Turqia synojnë ta rrisin tregtinë midis dy vendeve aty nga viti 2020 deri në 100 miliardë $, deklaroi Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan.

Presidenti i kompanisë së naftës "Rosneft" Igor Seçin kryeson klasifikimin e 25 top-menaxherëve më të paguar në Rusi, sipas vlerësimit të revistës "Forbes".

Deri në fund të vitit 2013 Ukraina planifikon t’i paguajë borxhin e gazit Rusisë, njoftoi Ministri i Energjetikës dhe Industrisë së qymyrit të vendit, Eduard Stavickij.

CIA po krijon një bazë të madhe të dhënash të transaksioneve financiare të miliona qytetarëve amerikanë në kuadër të luftës kundër terrorizmit, shkruan gazeta "The Wall Street Journal".

Një raport i kohëve të fundit, i cili u paraqit nga Banka Botërore, OKB-ja dhe Interpol-i, sugjeron se piratët somalezë në dhjetë vitet e fundit janë bërë një korporatë ndërkombëtare me ndikim.

Duma Shtetërore do të shqyrtojë projektligjin për ndalimin e qarkullimit të dollarit amerikan në Rusi.

Programi bërthamor i ka kushtuar Iranit gjithsej 170 miliardë dollarë.

Në 5 vitet e ardhshme Banka e Kursimeve e Rusisë (Sberbank), në përputhje me strategjinë e zhvillimit të vet, planifikon të dyfishojë fitimet dhe aktivet.

Të mërkurën në një takim të Komitetit të Dumës Shtetërore të Rusisë për Politikën e Informacionit u njoftua në lidhje me planet e financimit shtetëror të Radiokompanisë "Zëri i Rusisë".

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Janar 2013
Kalendari i ngjarjeve
Janar 2013
1
2
3
5
6
8
12
13
14
18
19
20
26
27
31