|
|
Kompania greke e gazit DEPA dhe kompania ruse e energjisë "Gazprom" nënshkruan të mërkurën një marrëveshje për uljen e çmimit të gazit me 15% - marrëveshja në fjalë do të zbatohet për dërgesat e gazit që janë realizuar nga 1 korriku i vitit të kaluar, njoftoi Ministria greke e Mjedisit, Energjisë dhe Ndryshimeve Klimatike.