×
Greqia, 2013

Zëvendësministri i Jashtëm rus Aleksei Meshkov në bisedimet me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm të Greqisë, Evangelos Venizelos, në Athinë preku temën e "Partneritet Lindor" dhe parashtroi qëndrimin e Rusisë mbi rëndësinë e mosndërhyrjes në punët e brendshme të Ukrainës.

Mekanizmi për Stabilitetin Financiar në emër të zonës së euros mund t’i japë Greqisë pjesën tjetër të kredisë prej 1 miliard € deri në fund të këtij viti, në qoftë se vendi do të arrijë të plotësojë kushtet që i janë vënë atij prej kreditorëve, njoftoi Kreu i Eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem, në një konferencë për shtyp të hënën.

Prej të gjitha vendeve evropiane, pikërisht me Greqinë Rusia ka bashkëpunimin më të avancuar tekniko-ushtarak. Përkundër presionit që ushtrohet mbi ta nga ana e BE-së dhe NATO-s, grekët vazhdojnë të blejnë teknikë ushtarake ruse. Përse janë kaq atraktive për Athinën produktet tona ushtarake dhe çfarë mund të pritet nga vizita e ardhshme e Ministrit rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu në Greqi?

Të paktën 12 persona humbën jetën pasi një anije, e cila transportonte emigrantë të paligjshëm, u fundos në brigjet e ishullit grek Lefkada në Detin Jon, njoftuan ditën e premte efektivët e policisë greke.

Një varr romak prej guri i shekujve I-II të erës sonë është gjetur gjatë ndërtimit të një autostrade në rajonin e Korinthit të Lashtë në Gadishullin e Peloponezit, njoftoi Këshilli Qendror Arkeologjik i Greqisë.

Parlamenti i Greqisë votoi për mbështetjen e Qeverisë të kryesuar nga Antonis Samaras.

Në Athinë policia hyri me forcë në ndërtesën e ish kanalit televiziv "ERT".

Sindikatat më të mëdha greke po zhvillojnë sot një grevë të përgjithshme 24-orëshe kundër masave shtrënguese të kursimit nga ana e qeverisë.

Rusia do të mbështesë përpjekjet e Greqisë për të kapërcyer vështirësitë ekonomike, deklaroi sot Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergei Lavrov, në një takim me Kryeministrin grek, Antonis Samaras.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, gjatë fjalimit të tij mbajtur sot në konferencën në Athinë "Gjon Kapodistria dhe marrëdhëniet bashkëkohore ruso-greke", bëri thirrje për moslejimin e vendosjes së linjave të reja ndarëse në Europë.

Zëvendëskryeministri i Greqisë, Kryetari i Këshillit të Shtetit për Marrëdhëniet e Jashtme dhe të Mbrojtjes, Teodoros Pangalos, deklaroi se shërbimet sekrete greke kanë përgjuar ambasadorët amerikanë në Athinë dhe Ankara.

Dy bursa që investuan në bonot greke arritën një fitim më të madh se 100 % në vit. Bëhet fjalë për bursat nën menaxhimin e NBG Asset Management dhe Eurobank Asset Management.

Në qytetin grek të Selanikut u mbajt sot parada ushtarake me rastin e Ditës Ohi (Jo), festës kombëtare që kremtohet në kujtim të fillimit të luftës kundër nazizmit dhe okupimit fashist.

Bashkëpunëtorët e organeve të zbatimit të ligjit të Bullgarisë përcaktuan identitetin e nënës biologjike të vogëlushes Maria, të marrë prej kampit cigan në Greqi nga autoritetet e vendit.

Në Greqi u arrestua një çift të martuarish, të cilët shkuan në gjendjen civile, për të marrë një certifikatë lindjeje për një djalë 2 muajsh.

Parlamenti grek me shumicë votash mbështeti projektligjin që lejon anulimin e financimit shtetëror të partive të përfshira në veprimtari kriminale.

Në të gjithë Europën ka filluar fushata në shkallë të gjerë, për të gjetur prindërit e vajzës së bardhë, të gjetur në një kamp ciganësh në Greqi gjatë një operacioni policor.

Sot në Greqi hynë po zhvillojnë një grevë, personeli i spitaleve publike, mësuesit e shkollave, si ​​dhe profesorët e Universitetit Kombëtar të Athinës me emrin e Kapodistrian.

Gjykatësi la në fuqi masën e arrestit për deputetin e Parlamentit grek Christos Pappas, duke e shpallur atë "nënkryetarin e një organizate kriminale".

Gjykatësi e la nën arrest liderin e partisë greke të ekstremit të djathtë "Agimi i Artë" Nikos Mihaloliakos, të akuzuar për përfshirje në një organizatë kriminale.

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Janar 2013
Kalendari i ngjarjeve
Janar 2013
1
2
3
4
5
6
7
8
9
12
13
15
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
29
30