×
Franca, Tetor 2013

Policia franceze ka arrestuar të jatin dhe të ëmën e vajzës së vogël, të cilën prindërit që prej lindjes së saj e mbanin në bagazhin e makinës së tyre.

Skandali me spiunazhin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundër aleatëve të tyre më të ngushtë, Kancelares gjermane Angela Merkel dhe Presidentit francez François Hollande, po vjen duke u "pasuruar" me detaje të reja. Deri në fillim të kësaj jave u bë e qartë se Agjencia Kombëtare e Sigurisë (NSA) e SHBA-së ka përgjuar bisedat telefonike të Kancelares gjermane nga viti 2002 e deri në verën e këtij viti.

Klubet e futbollit të Francës kanë premtuar të organizojnë një grevë fundjavën e fundit të nëntorit në shenjë proteste kundër planeve të qeverisë për të rritur taksat mbi milionerët deri në 75%.

Franca mendon se kursi i euros është i lartë, sepse politika monetare e Bankës Qendrore Evropiane (BQE) është tepër e shtrënguar dhe se zhvillohet në bazë të interesave të Gjermanisë.

Policia franceze më 22 tetor arrestoi 4 të rinj të dyshuar për përfshirjen në vdekjen e gazetares televizive Caroline Corvalan, trupi i së cilës i ndarë në pjesë dhe gjysmë i dekompozuar u gjet në fund të shtatorit në një nga kolektoret në Paris.

Në qendër të qytetit Montpellier, qendrës administrative të rajonit Languedoc-Roussillon dhe një prej qyteteve më të mëdha në jug të Francës, u duk një kamp cigan.

Skandali që plasi rreth veprimtarisë së spiunazhit të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (NSA) të SHBA-së nuk po rresht. Pas publikimit në gazetën franceze "Le Monde" të informacionit në lidhje me përgjimin e qytetarëve të saj, Ministria e e Punëve të Jashtme e Francës thirri për shpjegime ambasadorin amerikan.

Franca ka kërkuar nga Shtetet e Bashkuara një shpjegim të fakteve të përgjimit të miliona bisedave telefonike të qytetarëve të saj, çka u njoftua më parë nga gazeta "Le Monde".

Një njeri i armatosur mori peng katër persona në një bankë në Paris.

Qindra të rinj në Paris kanë ngritur barrikada në afërsi të shkollës së vet dhe marshuan nëpër qytet në shenjë proteste kundër riatdhesimit të detyruar të familjeve të emigrantëve.

Muzikanti norvegjez Kristian "Varg" Vikernes do të dalë përpara gjyqit në Paris.

Franca vuri në dispozicion të Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (ONAK) ekspertët e saj më të mirë për të ndihmuar në çarmatimin kimik të Sirisë, deklaruan në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës.

Kampet e trajnimit të vahabistëve tashmë që prej kohësh dhe në mënyrë mjaft të suksesshmë veprojnë në shumë vende evropiane, po ashtu si, në fakt, edhe në mbarë botën. Autoritetet e vendeve të Evropës ose bëjnë një sy qorr e një vesh shurdh ndaj kësaj, ose qëllimisht i injorojnë dhe i lënë në heshtje faktet. Hetimi i zhvilluar nga Radiokompania "Zëri i Rusisë" ka konfirmuar: xhihadi ka filluar tashmë në Evropë.

Në qytetin francez të Saint-Nazaire (Francë) u organizua ceremonia e lëshimit në ujë të aeroplanmbajtëses së parë të desantit "Vladivostok" të tipit "Mistral", njoftoi kompania "STX France", në kantieret e së cilës u krye montimi përfundimtar i korpusit të anijes.

Ditën e mërkurë Ministria e Punëve të Jashtme e Francës lëshoi ​​një deklaratë, nga e cila rezulton se që në verë në Siri janë rrëmbyer 2 gazetarë nga Franca - reporteri Nicolas Henin dhe fotografi Pierre Torres.

Helikoptermbajtësja e parë ruse "Mistral" do të niset më 15 tetor pas montimit të saj në Saint-Nazaire të Francës.

Aktori i famshëm francez Pierre Richard, gjatë një udhëtimi biznesi në Moskë deklaroi se ai do të ishte i lumtur nëse do të merrte shtetësinë ruse, por nuk mund të lërë në Francë familjen e tij të madhe.

Koncerni europian i prodhimit të avionëve Airbus i dorëzoi me 4 vjet vonesë klientit të vet avionin e parë të transportit ushtarak "A400M".

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Tetor 2013
Kalendari i ngjarjeve
Tetor 2013
1
5
6
7
8
10
11
12
13
14
19
20
23
25
26
27
29
30
31