×
Franca, Gusht 2013

Refuzimi i Britanisë së Madhe dhe aleatëve të tjerë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në operacionin ushtarak kundër Sirisë nuk do t'i frenojë amerikanët nga ndërmarrja e sulmit ushtarak mbi Damaskun, dhe ky sulm mund të fillojë që këtë fundjavë, deklaroi Kreu i Komitetit të Dumës Shtetërore ruse për Çështjet Ndërkombëtare Aleksei Pushkov.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e tyre mund ta sulmojnë Sirinë deri në 4 shtator, deklaroi ditën e premte Presidenti i Francës, François Hollande.

Komanda e lartë ushtarake e Francës vendosi të dërgojë në pjesën lindore të Deti Mesdhe fregatën "Chevalier Paul", njofton ditën e enjte revista franceze "Le Point".

Një përdorues i Facebook në Francë u ankua se rrjeti social i rekomandoi atij të lexonte librin "Mein Kampf" të Adolf Hitlerit ("Lufta ime").

Franca beson se sulmi me armë kimike në Siri me viktima të shumta nuk duhet të mbetet pa një kundërpërgjigje, deklaroi gjatë një vizite në Jeruzalem Kreu i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës, Laurent Fabius.

Në Kanë vodhën një unazë me vlerë 72 mijë €, njoftoi policia franceze.

Në Kanë (Cannes) sot pritet të hapet Festivali XVI i Artit Rus. Banorët dhe vizitorët e qytetit në Rivierën e Francës (Cote d'Azur) do të kenë mundësi të njihen me arritjet e kulturës moderne, traditat ruse si dhe të blejnë produkte të artizanatit popullor.

Britania e Madhe konsideron të mundshëm çdo lloj veprimi që mund të ndalë gjakderdhjen në Siri, si dhe do të ketë prioritet në verifikimin e njoftimeve mbi sulmin kimik në rrethinat e Damaskut.

Zëdhënësi i udhëheqjes së opozitës siriane konfirmoi faktin e përdorimit të gazit toksik Sarin, deklaroi sot Ministri i Punëve të Jashtme të Francës, Laurent Fabius, duke komentuar njoftimin mbi përdorimin e ri të mundshëm të armës kimike në Republikën Arabe të Sirisë.

Ministri francez i Punëve të Brendshme, Manuel Valls, bëri thirrje për hetimin e incidentit, gjatë të cilit një polic spërkati me gaz fytyrën e një gruaje afroamerikane në qytetin e Tours.

Kabineti i Ministrave të Francës mbajti takimin e parë pas pushimeve verore, në rrjedhën e të cilit u bënë disa parashikime optimiste për zhvillimin e vendit.

Ministri i Jashtëm francez, Laurent Fabius, planifikon të vizitojë Moskën në mes të shtatorit për të diskutuar drejtimet kryesore të bashkëpunimit dypalësh dhe çështjet ndërkombëtare, njoftoi zëdhënësi i Ministrisë franceze të Punëve të Jashtme.

Që nga 19 deri më 22 gusht pilotët e Forcave Ushtarake Ajrore ruse dhe franceze do të zhvillojnë stërvitjet e përbashkëta taktike të fluturimit në rajonet Nizhnij Novgorod dhe Tver, njofton ditën e hënë shërbimi për shtyp i Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë.

Një ushtar francez, i cili kryente shërbimin ushtarak në një bazë ajrore në Lyon, u arrestua në bazë të dyshimit për përgatitjen e një sulmi ndaj një xhamie, deklaroi Ministria franceze e Punëve të Brendshme.

Një aeroplan turistik, në bordin e të cilit ndodheshin 3 persona, u rrëzua ditën e enjte në departamentin Puy-de-Dome në pjesën qendrore të Francës.

Një qytetare franceze u ofron çifteve homoseksuale, të cilët kanë birësuar foshnja fare të vogla, t’i ushqejë fëmijët e tyre me qumësht gjiri kundrejt një pagese të caktuar.

"Lloyd of London" premtoi zyrtarisht një shpërblim prej një milion euro për informacionin në lidhje me personin, i cili grabiti nga ekspozita në Kanë bizhuteritë e çmuara me vlerë totale rreth 103 milionë $.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Gusht 2013
Kalendari i ngjarjeve
Gusht 2013
1
2
3
4
5
7
9
10
11
13
14
15
16
17
18
21
24
25
27
28
31