|
|
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon do të thërrasë të premten në orën 17:00, sipas meridianit të Greenwich-it, takimin me pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për situatën në Siri, njoftoi zëdhënësi i Kreut të Kombeve të Bashkuara.
SHBA-ja po humbet aleatët e vet. Partnerja kryesore ushtarake e Uashingtonit - Londra - hoqi dorë nga pjesëmarrja në operacionin ushtarak kundër Sirisë. Pas kësaj edhe disa vende të NATO-s kanë hedhur poshtë skenarin e armatosur të ndikimit mbi regjimin e Bashar Al-Assad. Tani Uashingtoni është vënë në kërkim të aleatëve të tjerë, por gjatë kësaj deklaron se mund ta japë edhe i vetëm goditjen mbi Sirinë.
Moska është kundër çdo rezolute të OKB-së, e cila mund të përdoret për ndërmarrjen e veprimeve ushtarake kundër Sirisë, deklaroi Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Gennadi Gatillov.
Gjatë takimit me dyer të mbyllura të anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së Rusia u përpoq t'i bindte vendet perëndimore në lidhje me domosdoshmërinë e vazhdimit nga ana e ekspertëve të OKB-së të hetimit mbi përdorimin e supozuar të armës kimike në Siri, njoftoi për ITAR-TASS një burim i mirëinformuar në selinë e organizatës botërore.
Pesë vendet anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së do të takohen të enjten në 22:30, sipas orës së Moskës, për të diskutuar situatën në Siri.
Projekt-rezoluta britanike për Sirinë, e cila lejon fillimin e operacionit ushtarak kundër forcave të Bashar Al-Assad, u është dërguar qeverive të vendeve anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për shqyrtim. Moska ka konfirmuar marrjen e saj. Në prag projekt-rezoluta në fjalë u diskutua në takimin me dyer të mbyllura të përfaqësuesve të pesë anëtarëve kyç të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Nju Jork, por nuk gjeti mbështetje nga të gjithë - Rusia dhe Kina kundërshtojnë në mënyrë kategorike përdorimin e forcës.
Diplomatët rusë dhe kinezë u larguan nga salla e mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Nju Jork, në të cilin po diskutohej projekt-rezoluta e Britanisë së Madhe, e cila propozon përdorimin e forcës ushtarake kundër Sirisë, njoftojnë mediat sot.
Në Nju Jork filloi mbledhja me dyer të mbyllura e anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së (Rusia, Britania e Madhe, Kina, SHBA-ja dhe Franca) mbi situatën në Siri.
Anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së janë të mendimit se në Egjipt i duhet dhënë fund dhunës dhe të fillojë domosdoshmërisht procesi i pajtimit kombëtar, deklaroi të enjten Përfaqësuesja e Përhershme e Argjentinës në këtë organizatë Maria Christina Perceval, e cila kryeson mbledhjet e Këshillit të Sigurimit në muajin gusht.
Rusia nuk arriti të bënte të mundur miratimin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së të deklaratës që dënon sulmin terrorist të kryer dy ditë më parë në afërsi të Damaskut, si pasojë e të cilit u vranë 18 persona dhe u plagosën dhjetra të tjerë.
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së të dënojë pa rezerva aktet terroriste dhe masakrat ndaj banorëve civilë - kurdëve në Siri.