×
shërbimet sekrete

Drejtori i Zbulimit Kombëtar të SHBA-së, James Clapper, tha se ish-oficeri i Agjencisë Kombëtare amerikane të Sigurisë Edward Snowden i ka shkaktuar ndoshta dëmin më të madh shërbimeve të inteligjencës të SHBA-së në gjithë historinë e aktiviteteve të tyre.

Imazhi demokratik i SHBA-së është zvetënuar dukshëm, në veçanti, në mesin e shumë evropianëve, mendon Kreu i Komitetit për Punë të Jashtme të Dumës Shtetërore të Federatës Ruse Aleksei Pushkov (Alexey Pushkov).

Kancelarja gjermane Angela Merkel në një mënyrë të ashpër dhe krejtësisht të qartë paralajmëroi Shtetet e Bashkuara që të përmbahen nga aktivitetet e mëtejshme të spiunimit (spyware) të shërbimeve të fshehta amerikane, që kontrollojnë të dhënat personale të qytetarëve.

Ish-oficeri i zbulimit amerikan Edward Snowden ka përvetësuar rreth 1.7 milionë skedarë (files), të cilët janë të lidhur me operacionet e zbulimit të forcave të armatosura të SHBA-së.

Faqet e shërbimit të IP-telefonisë së Skype janë thyer nga hakerët e grupit "Ushtria elektronike siriane".

Autoritetet braziliane nuk nxitojnë aspak për t’i dhënë azil politik ish-bashkëpunëtorit të Agjencisë Kombëtare amerikane të Sigurisë (NSA), Edward Snowden. Megjithatë, tani ato do të jenë thjesht të detyruara që ta bëjnë këtë, mendojnë disa parlamentarë brazilianë.

Përfaqësuesi i lartë i Agjencisë Kombëtare amerikane të Sigurisë (NSA), Rick Ledgett, deklaroi se organizata po shqyrton mundësinë e bërjes së një kërkese zyrtare për faljen e ish-oficerit të shërbimit të inteligjencës Edward Snowden.

Strategjia e sigurisë kibernetike do të duket në Rusi në të ardhmen e afërt. Se çfarë është bërë deri tani dhe ç’duhet bërë akoma në Rusi për t’u mbrojtur nga ndërhyrjet virtuale në punët e vendit, tregojnë ekspertët e Radiokompanisë "Zëri i Rusisë".

Lee Harvey Oswald ishte një vrasës i vetmuar, kurse tentativat për ta paraqitur atë si agjent të CIA-s ose KGB-së nuk janë gjë tjetër veçse një truk, marifet propagandistik, shprehet me bindje të plotë koloneli në pension i KGB-së Oleg Neçiporenko. Në vitin 1963, dy muaj para vrasjes së John F. Kennedy, ai u takua me Lee Harvey Oswald në Meksikë dhe zhvilloi një intervistë me amerikanin, i cili dëshironte të kthehej sërish në Bashkimin Sovjetik (BRSS).

Shërbimet speciale britanike drejtojnë një bazë sekrete në Lindjen e Mesme, misioni i të cilës është interceptimi i thirrjeve telefonike dhe survejimi i korrespondencës në rrjetin Internetit, shkruan gazeta "The Independent", duke cituar dokumentet e deklasifikuara nga ish-bashkëpunëtori i CIA-s në arrati, Edward Snowden.

Diktatori jugosllav Josip Broz Tito, ka shumë mundësi, të mos ketë qenë personi për të cilin pretendohej të ishte.

Në hekurudhat e Republikës Çeke duke filluar që nga dita e sotme vendosen masa të rrepta të sigurisë.

Një detashment i forcave speciale britanike është hedhur në Siri për të përcaktuar vendndodhjen e saktë të depove të armëve kimike dhe biologjike, njofton botimi britanik “The Daily Star”, duke cituar burime të mirinformuara ushtarake.
Kompania Microsoft, e cila zotëron shërbimin Skype, i lejoi agjencive të zbulimit për të përgjuar bisedat dhe për të lexuar korrespondencën e përdoruesve.
Gjykata e Apelit e Qarkut Kolumbia në SHBA mbështeti vendimin e Agjencisë së Sigurimit Kombëtar (National Security Agency, NSA) për të mos publikuar dokumentet që vërtetojnë ose hedhin poshtë lidhjen e dikasterit me korporatën e Google.

U bë e ditur se 6 vjet më parë CIA ka kërkuar në territorin e Gjermanisë një nga anëtarët e "Al-Qaeda" pa vënë në dijeni autoritetet gjermane, gjë me të cilën ka shkelur brutalisht sovranitetin gjerman.

Veprimet e zbulimit amerikan në Afganistan shpesh herë janë punë e bërë prej "analfabeti". Një konkluzion i tillë është publikuar në raportin e Qendrës për sigurimin e ri amerikan.
Irani ka ndërmend të nënshkruajë një marrëveshje me Kazakistanin për furnizimet e mineralit të pastruar të uraniumit për vazhdimin e realizimit të programit të vet bërthamor.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Shtator 2017
Kalendari i ngjarjeve
Shtator 2017
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30