×
uraniumi, 2013

Partia e fundit e uraniumit të pasuruar rus nga mbushjet e demontuara bërthamore, e destinuar për konvertim në karburant për centralet bërthamore, mbërriti në qytetin amerikan të Baltimore.

Irani është i gatshëm, me shpejt nga sa pritej, të ndalojë pasurimin e uraniumit mbi 5%, deklaroi Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov.

Irani ndërpreu procesin e pasurimit të uraniumit në nivelin 20% dhe disponon një sasi të mjaftueshme të tij për të furnizuar me lëndë djegëse reaktorin bërthamor eksperimental në Teheran, thuhet në deklaratën e nënkryetarit të Komisionit Parlamentar për Sigurinë dhe Politikën e Jashtme Hossein Naghavi Hosseini, të postuar sot në faqen e Internetit të Parlamentit iranian.

"Për procesin e negocimit është e rëndësishme atmosfera e besimit mes palëve. Irani mund ta marrë në konsideratë pezullimin e pasurimit të uraniumit deri në 20% në këmbim të heqjes së sanksioneve, por vetëm përkohësisht. Kjo çështje po diskutohet me kundërshtarët tanë", - u tha gazetarëve një burim i afërt me negociatat e delegacionit iranian me "gjashtëshen" e ndërmjetësve ndërkombëtarë në Gjenevë.

Kryetari i Parlamentit të Iranit, Ali Larijani, deklaroi se vendi i tij zotëron një tepricë urani të pasuruar dhe synon ta përdorë këtë fakt në dialogun me Perëndimin.

Shkencëtarët koreano-veriorë janë në gjendje të prodhojnë me forcat e veta komponentët themelorë të centrifugave për pasurimin e uraniumit, të cilat mund të përdoren për prodhimin e armëve bërthamore, mendon eksperti amerikan për çështjet e përhapjes së armëve bërthamore Joshua Pollack.

Kryeministri izraelit ka ndërmend gjatë një takimi me Barack Obama t’i paraqesë atij pretendimet, të cilat Presidenti i SHBA-së duhet të prezantojë në negociatat me Teheranin.

Irani ka instaluar edhe 1.861 centrifuga shtesë për pasurimin e uraniumit në qendër në Natanz, duke e çuar numrin e tyre të përgjithshëm deri në 15.416, njoftohet në raportin e Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (ANEA).

Në objektet bërthamore të Iranit së shpejti do të vihen në punë 5 mijë centrifuga të reja për pasurimin e uraniumit, deklaroi Presidenti i Iranit, që po largohet nga posti i vet, Mahmoud Ahmadinexhad.

Presidenti i ri i Iranit Hassan Rouhani, gjatë fjalës së mbajtur në konferencën e tij të parë për shtyp në këtë post, deklaroi se ai synon të ringjallë një dialog konstruktiv me komunitetin ndërkombëtar.
Irani që nga fillimi i këtij viti ka instaluar tashmë 700 centrifuga të modernizuara për pasurimin e uraniumit.
Irani filloi zhvillimin e dy minierave të reja të uraniumit, të cilat do të sigurojnë me lëndë të parë kompleksin e ri prodhues për përftimin e koncentratit të uraniumit në qytetin Ardakan.
Ekspertët e SHBA-së në bashkëpunim me Rusinë, Republikën Çeke
Irani filloi instalimin e centrifugave më bashkohore të gazit, të destinuara për pasurimin e
Presidenti i Nigerisë Mahamadou Issoufou konfirmoi informacionin në qarkullim në lidhje me faktin se trupat francezë kanë marrë nën mbrojtje minierat e uraniumit të vendit. Vendimi për forcimin e mbrojtjes së minierave u morr pas ngjarjes tragjike me pengmarrjen në Algjeri, theksoi Presidenti.
Moska i bën thirrje Iranit të mos vazhdojë punimet për pasurimin e uraniumit deri në arritjen e një rezultati në negociatat me Agjencinë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (ANEA).
Burimet izraelite konfirmuan se në kombinatin bërthamor sekret iranian në Fordow ndodhi një shpërthim, shkruan gazeta britanike Times. Gazeta i referohet burimeve nga shërbimet e sigurisë izraelite.
Korporata Shtetërore ruse për Energjinë Atomike (“Rosatom”) është duke forcuar pozicionin e saj në tregun e furnizuesve të karburantit bërthamor në SHBA. Kompania “Tehsnabexport”, e cila përfshihet në përbërjen e koncernit “Rosatom”, nënshkroi një kontratë të re shumë-milionë dollarëshe për shitjen e uraniumit me pasurim të dobët. Në vitin 2013 skadon afati i veprimit të Marrëveshjes së Uraniumit me pasurim të lartë - Uraniumit me pasurim të dobët.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Janar 2013
Kalendari i ngjarjeve
Janar 2013
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
23
24
25
26
27
29
30