×
aeroplanët, Gusht 2013

Aviacioni i transportit dhe ai civil do të fillojnë të luajnë një rol shumë më të rëndësishëm, më serioz, në strukturën e përgjithshme të prodhimit të Korporatës së Bashkuar të ndërtuesve të avionëve. Por gjatë kësaj vëllimi i prodhimit të avionëve luftarakë nuk do të bjerë, premtoi Drejtori i Përgjithshëm i Korporatës, Mihaill Pogosjan, në Sallonin e 11-të Ndërkombëtar të teknikës së Aviacionin dhe asaj Kozmike ("MAKS-2013") në qytetin e Zhukovskij.

Në qytetin e shkencës në periferitë e Moskës - Zhukovskij - po vazhdon punën e vet Salloni i 11-të Ndërkombëtar i teknikës së Aviacionit dhe asaj Kozmike ("MAKS"). Pjesa e biznesit e kësaj ekspozite po përfundon dhe ne mund të flasim tashmë për dhjetra kontrata të nënshkruara për furnizimin e avionëve dhe ofrimin e shërbimeve të mirëmbajtjes për ta.

26 pasagjerë u lënduan si pasojë e kalimit të dy avionëve në një zonë me turbulenca të forta mbi Hong Kong.

"Rosoboronexport" nënshkroi të enjten në Sallonin "MAKS-2013" pesë marrëveshje të reja me partnerët italianë lidhur me disa projekte në fushën e aviacionit special, njoftoi shërbimi për shtyp i kompanisë.

Në aeroportin "Domodedovo" të Moskës bëri një ulje emergjente airbus "A321", i cili po fluturonte nga Antalia.

Të martën në mëngjes një avion pasagjerësh kreu një ulje emergjente në aeroportin e Moskës "Domodedovo", me sa duket, për shkak të një difekti të baterisë.

Avioni i pasagjerëve "An-148", shasia e të cilit u dëmtua gjatë fluturimit nga qyteti Ujrat Minerale, u ul në mënyrë të sukseshme në aeroportin "Pullkovo" të Shën Petersburgut.

Avionit "An-148", i cili po përgatitet për ulje emergjente në aeroportin Pullkovo të Shën Petersburgut, i ka ndodhur shtresëzimi i elementit mbulues të njërës prej rrotave, njoftoi kompania ajrore "Rusia".

Në Gjermani, një burrë gjysmëlakuriq nën efektin e lëndëve narkotike, arriti të hyjë në bordin e avionit, të cilin e përdor Kancelarja, Angela Merkel, dhe bëri atje një zallamahi të vërtetë.

Salloni ndërkombëtar i teknikës së aviacionit "MAKS-2013", i cili do të hapet më 27 gusht në qytetin periferik të Moskës - Zhukovskij, premton ekspozimin e një numri të madh produktesh të reja. Mundësitë e avionëve, helikopterëve, UAVs dhe sistemeve të mbrojtjes kundërajrore janë në rritje për llogari të përsosjes së aparaturave e pajisjeve dhe përmirësimit të sistemeve të shkëmbimit të informacionit.

Ditën e mërkurë një aeroplan pasagjerësh, i cili po fluturonte nga Moska në Kabul, u detyrua të kryejë ulje emergjente në aeroportin "Sheremetievo" për shkak të një difekti në mekanizimin e drejtimit të krahëve të avionit (në mekanizmin e krijimit të forcës ngritëse të profilit të krahut (Airfoil) të aeroplanit), njoftoi përfaqësuesi i shërbimit për shtyp të Departamentit të Transportit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Rusisë për Qarkun Qendror federal.

Në Gjermani kreu një ulje emergjente avioni "An-2" i kompanisë ajrore Air Tempelhof, në bordin e të cilit ndodheshin 13 persona.

Një avion ushtarak transporti me gjashtë anëtarë të ekuipazhit në bord u rrëzua gjatë uljes në aeroportin e Mogadishos, njoftuan autoritetet somaleze.

Sipas njoftimit të shërbimit për shtyp të kompanisë ajrore UTair, në korpusin e avionit "Boeing 737-500" është vendosur logo zyrtare "Ekaterinburg World Expo 2020".

Një aeroplan turistik, në bordin e të cilit ndodheshin 3 persona, u rrëzua ditën e enjte në departamentin Puy-de-Dome në pjesën qendrore të Francës.

Një avion pasagjerësh i një kompanie ajrore indoneziane gjatë uljes u përplas me një lopë që po kulloste aty pranë dhe pastaj doli jashtë pistës, njoftoi të mërkurën shtypi lokal.

Avioni "An-24" bëri një ulje emergjente në Moskën e re në afërsi të qendrës së banuar Ostafjevo, të dhëna mbi viktimat nuk ka ende, njoftoi zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme për Moskën.

Kompania ajrore "Emirates Airlines" nisi të ofrojë një shërbim të ri për klientët më të pasur.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Gusht 2013
Kalendari i ngjarjeve
Gusht 2013
1
2
3
4
5
10
11
13
15
16
17
18
19
20
21
24
25
26
28
31