×
Kievi, 2014

Policia u largua nga qendra e Kievit, kordonet policore janë hequr dhe në rrugë nuk duket asnjë nga zbatuesit e ligjit. Këmbësorë gjithashtu ka fare pak.

Deputeti nga partia opozitare "Batkivshina" ("Atdheu") Andrei Sençenko ka njoftuar, me referim tek disa burime në organet e zbatimit të ligjit, se Komandanti i trupave të Brendshme, gjenerali Shuljak, dha urdhër për t’u shpërndarë ushtarëve fishekë të vërtetë luftarakë, dhe, në qoftë se ndonjëri prej luftëtarëve do të përplaset apo do të bjerë pranë turmës, atëhere ushtarëve u lejohet të hapin zjarr me armë kundër mësymësve për likuidim fizik.

Në rajonin e godinës së Verhovna Rada (parlamentit) të Ukrainës protestuesit arritën të çajnë kordonin policor.

Protestuesit në natën e së premtes pushtuan ndërtesën e Ministrisë së Politikës Agrare dhe Ushqimit të Ukrainës, të vendosur jo shumë larg Sheshit të Pavarësisë (Majdanit) në Kiev.

Në qendër të kryeqytetit ukrainas po vazhdojnë përleshjet mes njësive të forcave speciale të sigurisë "Berkut" dhe anëtarëve të grupeve radikale rinore. Shumë të rinj të përfshirë në trazira janë aktivistë të organizatave nacionaliste të krahut ekstrem.

Sërish u dogj një godinë banimi mu në qendër të Kievit, ku për të katërt ditë me radhë luftëtarët e repartit special të policisë "Berkut" po frenojnë përpjekjet e aktivistëve radikalë për të çarë rrugën drejt zonës ku janë vendosur ndërtesat e qeverisë në kryeqytet.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Janar 2014
Kalendari i ngjarjeve
Janar 2014
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
25
26
27
28
29
30
31