×
Kievi, 2013

Në Kiev qindra njerëz po protestojnë përpara godinës së Ministrisë së Punëve të Brendshme tëe Ukrainës, duke kërkuar me këmbëngulje dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm Vitali Zaharçenko (Vitali Zakharchenko) në lidhje me rrahjen e gazetares Tatiana Çernovol (Chornovol).

Administrata shtetërore e qytetit të Kievit do t’i paraqesë Partisë së Rajoneve, ndërsa më konkretisht organizatorëve të të ashtuquajturit "AntiMajdan" në Parkun Mariinskij, llogarinë e kompensimit të dëmshpërblimit për shkatërrimin e parkut. Për këtë deklaroi i Ngarkuari i përkohshëm me plotfuqishmëritë e Kryetarit të Administratës shtetërore të qytetit të Kievit, Anatoli Gollubçenko.

Protestuesit në qendër të kryeqytetit ukrainas po vazhdojnë të zgjerojnë qytezën e vet me çadra jashtë perimetrit të Sheshit të Pavarësisë (Majdan Nezalezhnosti) - përgjatë rrugës "Kresçatik" ("Khreschatyk").

Nata në të gdhirë të së enjtes në Sheshin e Pavarësisë ishte e qetë. Numri i protestuesve, në krahasim me ditët e fundit, në qendër të Kievit ishte shumë më i madh, njoftojnë mediat ukrainase.

Demonstruesit në Kiev spostuan kordonin e trupave të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe po ngrenë barrikada të reja në vend të atyre që u çmontuan gjatë natës.

Ushtarakët e njësive speciale policore "Berkut" të mërkurën nuk mundën të marrin dot me sulm Bashkinë në Kiev dhe me autobusë po largohen nga vendndodhja e ndërtesës.

Pasagjerët dhe personeli po evakuohen nga dy aeroportet dhe stacioni i trenit i Kievit për shkak të njoftimeve të marra për minimin e tyre.

Ushtarët e forcave speciale policore "Berkut" dhe trupave të Ministrisë së Punëve të Brendshme morrën kontrollin mbi një pjesë të zonës së barrikadave të "EvroMajdanit" në Sheshin e Pavarësisë.

Numri i njerëzve të mbledhur në miting në Sheshin e Pavarësisë (Majdan) në Kiev që nga fillimi i natës, duke gdhirë e mërkura, është rritur disa herë dhe ata po vazhdojnë të vijnë atje.

Trupat e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe njësia e forcave speciale policore "Berkut" ia hynë punës për lirimin me forcë të godinës së Këshillit të Qytetit në Kiev, e cila është zaptuar prej mbështetësve të opozitës që po proteston.

Autoritetet e Kievit kanë vendosur të ndërtojnë një pistë patinazhi në akull nën qiell të hapur në Sheshin e Pavarësisë (Majdan), ku që nga data 21 nëntor po zhvillohen protesta të shumta masive.

Kolona e autobusëve me ushtarët e trupave të Ministrisë së Punëve të Brendshme të martën në mëngjes u nis nga Vasilkova në Kiev për përforcimin e trupave të organeve të ruajtjes së rendit dhe zëvendësimin e ushtarëve që kryejnë shërbimin në kryeqytet.

Policia natën e kaluar çmontoi barrikadat e protestuesve, të cilat ishin ngritur prej tyre në zonën e godinave të Parlamentit dhe administratës së Presidentit të Ukrainës.

Efektivët e organeve ukrainase të zbatimit të ligjit kanë marrë urdhër për lirimin Bashkisë së Kievit dhe Shtëpisë së Sindikatave të kryeqyteti, të cilat janë zaptuar prej demonstruesve, njofton Agjencia LIGABiznesInform (ЛІГАБізнесІнформ).

Ushtarakët e trupave speciale shkatërruan dhomën e serverit në selinë e Partisë opozitare "Batkivshina" ("Atdheu") në Kiev, deklaroi Kryetari i fraksionit parlamentar të kësaj partie Arseni Jacenjuk.

Tre stacione qendrore të metrosë së Kievit janë mbyllur përkohësisht për shkak të një njoftimi të marrë mbi vendosjen e eksplozivëve në një nga ato, pasagjerët u evakuuan prej andej.

Trupat e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Ukrainës, të cilat janë të dislokuara në Krime, po zhvendosen në drejtim të Kievit.

Mijëra njerëz janë mbledhur në një miting të hënën në mbrëmje në Sheshin e Pavarësisë (Majdan) në qendër të kryeqytetit ukrainas - Kiev, tubimit vazhdojnë t’i bashkohen shumë pjesëmarrës të tjerë.

Anëtarët e Kabinetit të Ministrave të Ukrainës, të cilët të hënën në mëngjes nuk arritën dot të shkonin në vendin e punës, janë udhëzuar të kthehen në shtëpitë e tyre dhe të presin udhëzimet e mëtejshme me telefon.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Janar 2013
Kalendari i ngjarjeve
Janar 2013
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31