×
vizat, 2013

Qeveria e re e Gjermanisë ndjek si pikësynim dhënien e ndihmës për lehtësimin e regjimit të vizave midis Rusisë dhe BE-së, tha Ambasadori gjerman në Rusi Ulrich Brandenburg.

Rusia dhe Paraguaji nënshkruan një marrëveshje mbi heqjen e procedurave formale për marrjen e vizave për udhëtimet e ndërsjella të qytetarëve të tyre, njoftoi sot Ministria ruse e Punëve të Jashtme, pas takimit të Ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov me homolugun e tij paraguajan Eladio Loizaga në margjinat e sesionit të Asamblejsë së Përgjithshme të OKB-së në New York.

Në epokën moderne, kur zgjerohet bashkëpunimi ekonomik, rritet interesi i popujve për njëri-tjetrin dhe krijohen miliona lidhje midis njerëzve, regjimi i vizave kthehet në një pengesë për progresin, deklaroi Përfaqësuesi i Përhershëm i Rusisë në BE, Vladimir Çizhov.

11 aeroporte në rajonet ruse, të cilët janë prioritarë për zhvillimin e turizmit, mund të fitojnë të drejtën të pranojnë pa viza për 72-orë tranzit udhëtarët e huaj, njoftoi Zëvendësministrja e Kulturës, Alla Manillova.

Rusët nën moshën 18-vjeçare duke filluar që nga muaji shtator përgjatë një viti do të mund të marrin viza për në Itali falas, njoftoi Ambasada italiane në Moskë.

Babai i ish-bashkëpunëtorit të shërbimeve amerikane të inteligjencës Edward Snowden, Lon Snowden, dorëzoi të gjitha dokumentet e nevojshme për marrjen e vizës ruse dhe planifikon të vizitojë Moskën në gusht, njoftoi përfaqësuesja e avokatit të Lon Snowden, Mattie Fein.

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin udhëzoi qeverinë që deri më 1 nëntor të dorëzojë propozimet për thjeshtësimin e procedurës dhe reduktimin e afateve të dhënies së vizave ruse për turistët e huaj, si dhe të shqyrtojë çështjen e zhvillimit të një mjedisi turistik të mundshëm dhe të rehatshëm.

Qeveria vjetnameze ka vendosur të lërë në fuqi regjimin pa viza për shtetasit rusë për një periudhë që nuk i tejkalon 15 ditët, pa marrë parasysh qëllimin e udhëtimit, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë.

Pasi më 1 prill të këtij viti Kroacia vendosi regjimin e vizave për shtetasit rusë (mbasi u anëtarësua në BE), republika u vizitua nga 20% më pak turistë rusë në krahasim me vitin e kaluar.

Lehtësimi i regjimit të vizave midis BE-së dhe Rusisë nuk duhet të jetë një mjet presioni politik mbi Rusinë, deklaroi në Bruksel Përfaqësuesi i Komisionit Evropian, Michele Cercone.

Sipërmarrësit gjermanë mendojnë se qeveria, që do të formohet në bazë të zgjedhjeve të shtatorit në Bundestag, do të duhet t’i kushtojë më shumë vëmendje marrëdhënieve me Rusinë.

Ministria e Punëve të Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar ka vendosur të ndalojë hyrjen në vend të 60 qytetarëve rusë të lidhur me rastin e Sergei Magnickit, njoftoi gazeta britanike “The Daily Telegraph”.

Ambasadori i Kroacisë në Moskë, Igor Pokaz, i dha një intervistë të zgjeruar Radiokompanisë "Zëri i Rusisë" dhe iu përgjigjur pyetjeve që lidhen me pranimin e Kroacisë në BE.

Moska nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Për këtë deklaroi sot i autorizuari i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë për çështjet e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit, Konstantin Dollgov, duke komentuar informacionin e mediave në lidhje me vendimin e autoriteteve të Kosovës për të aplikuar regjimin e vizave për qytetarët e 87 vendeve, përfshirë këtu edhe Rusinë.

Ishujt Fixhi dhe Rusia nënshkruan marrëveshjen për heqjen e vizave. Dokumenti u nënshkrua në përfundim të vizitës së parë në histori të Kryeministrit të Fixhi Voreqe Bainimarama në Rusi dhe bisedimeve të tij me Kryeministrin rus Dimitri Medvedev.
Rusia, vizat, Republika e Ishujve Fixhi
Që nga data 25 qershor atletët dhe anëtarët e delegacioneve zyrtare, të cilët marrin pjesë në Universiadën Verore Mbarëbotërore XXVII në Kazan, kanë të drejtë të hyjnë pa vizë në Rusi.
Ndërkohë që Rusia është duke negociuar me Evropën për heqjen e regjimit të vizave, brenda vetë BE-së, duke gjykuar nga të gjitha, po rivendosen kontrollet kufitare. Me shumë gjasa, vendet e BE-së do të kenë mundësinë që të rifillojnë kontrollet kufitare brenda kufijve të veta tashmë që nga viti i ardhshëm. Në këtë mënyrë shtetet evropiane kanë ndërmend të luftojnë me fluksin e emigrantëve nga Afrika dhe Lindja e Mesme (atje ku aktualisht janë shpalosur ngjarjet dramatike të "Pranverës arabe").
Kontrata për furnizimin e Sirisë me sistemet raketore ruse të mbrojtjes kundërajrore “S-300” (russ.“C-300”) nuk është zbatuar ende. Për këtë Presidenti Vladimir Putin deklaroi në një konferencë shtypi pas përfundimit të Samitit BE-Rusi në Ekaterinburg.
Për çështjen e lehtësimit të regjimit të vizave midis BE-së dhe Rusisë ka mbetur vetëm të bihet dakord në lidhje me disa momente teknike.
Në Samitin BE-Rusi, i cili filloi punimet në Ekaterinburg, përfaqësuesit e palë
Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Janar 2013
Kalendari i ngjarjeve
Janar 2013
1
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
15
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
30
31