×
Patriarku Kirill

Kreu i Kishës Orthodhokse Ruse, Patriarku Kirill, iu drejtua me urimet më të mira për paqe dhe mirësi gjithë besimtarëve të krishterëve, të cilët kremtojnë sot festën e ndritshme të Krishtlindjeve.

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin u bë fituesi i Çmimit të parë të Këshillit botëror popullor rus për ruajtjen e Rusisë si fuqi.

Patriarku i Moskës dhe i gjithë Rusisë Kirill uroi sot Kryetarin e Bordit Qendror Shpirtëror të Myslimanëve të Rusisë, Myftiun Suprem Tallgat Taxhuddin me rastin e përvjetorit të 225-të të kësaj organizate dhe shprehu gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar me bashkësitë myslimane në çështjen e ruajtjes së vlerave morale në shoqëri.

Kreu i Kishës Orthodhokse Ruse, Patriarku Kirill, mbajti Liturgjinë Solemne mu në qendër të kryeqytetit të Bjellorusisë në mëngjesin e 29 korrikut. Minsk-u, pas Moskës dhe Kievit, vazhdoi festimin e përvjetorit të 1025-të të Pagëzimit të Rusisë. Rreth 20.000 besimtarë bjellorusë erdhën për të marrë pjesë në shërbesën kishtare të nëntë patriarkëve.

"Nuk duhet lejuar kurrsesi zbrazja e Lindjes së Mesme në aspektin e Krishtërimit.

Më 25 korrik Presidenti rus Vladimir Putin u takua me Patriarkun e Moskës dhe të gjithë Rusisë Kirill si dhe përfaqësuesit e Kishave lokale orthodhokse, të cilët mbërritën në kryeqytetin rus për pjesëmarrje në solemnitetet e organizuara me rastin e përvjetorit të 1025-të të Pagëzimit të Rusisë.

Më 25 korrik në Pallatin e Madh të Kremlinit Presidenti rus Vladimir Putin do të takohet me Patriarkun e Moskës dhe të gjithë Rusisë Kirill si dhe përfaqësuesit e të gjitha 15 Kishave Orthodhokse ekzistuese në botë, të cilët kanë mbërritur në Moskë për të marrë pjesë në festimet e përvjetorit të 1025-të të Pagëzimit të Rusisë, njoftoi shërbimi për shtyp i Kremlinit.

Shërbesa solemne kishtare me pjesëmarrjen e delegacioneve të të gjitha kishave orthodhokse të botës, të cilat hapin festimet grandioze me rastin e përvjetorit të 1025-të të Pagëzimit të Rusisë, po mbahen në Katedralen e Krishtit Shpëtimtar në Moskë.

Sot (më 24 korrik) në Rusi filluan ceremonitë solemne të kremtimit të 1025-përvjetorit të Pagëzimit të Rusisë. Në katedralen kryesore të vendit - Tempullin e Krishtit Shpëtimtar - Kreu i Kishës Orthodhokse Ruse, Patriarku Kirill, kryesoi Liturgjinë Hyjnore (Θεία Λειτουργία - Thía Liturgjía, që quhet edhe Mesha Hyjnore).

Kryepeshkopi i Qipros Chrysostomos II (gr. Χρυσόστομος Β΄) në një takim me Patriarkun e Moskës dhe të gjithë Rusisë Kirill falenderoi Rusinë për pjesëmarrjen në zgjidhjen e problemeve të Qipros.

Kreu i Kishës Orthodhokse Serbe i është drejtuar Patriarkanës së Moskës me kërkesën për dhënien e ndihmës në ruajtjen e unitetit të Orthodhoksisë në territorin e Kosovës dhe Metohisë. Patriarku serb Irinej mbërriti në Rusi me vizitën e tij të parë zyrtare si primati i njërës prej kishave orthodhokse vendore dhe u takua me Patriarkun e Moskës dhe të gjithë Rusisë Kirill.

Patriarku serb Irinej në një takim me Patriarkun e Moskës dhe të gjithë Rusisë Kirill në Moskë i kërkoi atij të mbështesë pozicionin e Kishës Orthodhokse Serbe për ruajtjen e Kosovës dhe Metohisë në përbërjen e Serbisë.

Të premten Patriarku i Moskës dhe i gjithë Rusisë Kirill vendosi një kurorë me lule pranë Monumentit të Pikëllimit në Talin - përmendores kushtuar heroinës së eposit kombëtar estonez Linda.
Në kuadër të vizitës së tij gjashtë-ditore në Kinë Kreu i Kishës Orthodhokse Ruse, Patriarku Kirill, mbërriti në Shangai. Ky qytet, që ndodhet në brigjet e Detit të Kinës Lindore, është ndalesa e fundit në udhëtimin e tij nëpër Kinë.
Patriarku i Moskës dhe gjithë Rusisë Kirill mbërriti të premten në mëngjes në Pekin, duke filluar kështu vizitën e tij në Kinë, e cila do të zgjasë deri më 15 maj.
Të premten, në një takim me Presidentin palestinez Mahmoud Abbas në Moskë, Patriarku i
Festa e Triumfit të Lindjes së Krishtit, të cilën shpesh herë e quajnë edhe Pashkët e dimrit, po kremtohet sot nga të gjithë të krishterët orthodhoksë të Rusisë. Natën në të gdhirë të 7 janarit në të gjithë tempujt e Kishës Orthodhokse Ruse u zhvilluan shërbimet kishtare festive të rastit. Liturgjinë kryesore të Krishtlindjeve në Katedralen e Krishtit Shpëtimtar të Moskës e drejtoi Kreu i Kishës Orthodhokse Ruse, Partiarku i Moskës dhe i gjithë Rusisë Kirill.
Restaurimi i Manastirit Sollovjeckij (russ. Соловецкий монастырь) është një detyrë shumë e rëndësishme për Shtetin dhe Kishën. Ai është momument i burrërisë dhe forcës së paepur shpirtërore të të parëve tanë, shprehet me bindje të plotë Patriarku Kirill.
Që të falin njëri-tjetrin dhe të avancojnë së bashku më tej u bëri thirrje popujve të Rusisë dhe Polonisë Hierarku i parë i Kishës Orthodhokse Ruse. Këto ditë ai ndodhet me një vizitë zyrtare në Varshavë.
Biznesmeni dhe politikani rus Boris Berezovski, i cili ka marrë azil politik në Britaninë e Madhe, iu drejtua me një letër të hapur Patriarkut të Moskës dhe gjithë Rusisë Kirill.
Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Shtator 2017
Kalendari i ngjarjeve
Shtator 2017
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30