×
Australia

Autoritetet e Australisë kanë pranuar se i detyrojnë anijet me refugjatë nga Indonezia të largohen prej ujërave territoriale australiane, njoftojnë mediat, duke cituar Ministrin e Emigracionit dhe Mbrojtjes së kufijve të vendit, Scott Morrison.

Kylie Minogue do të nxjerrë së shpejti një album të ri. Data e saktë e realizes dhe emri i CD-së nuk janë bërë të ditura ende, megjithatë këngëtarja zbuloi se si do të quhet kënga e parë, e cila do të përfshihet në albumin e ri - "Into the Blue".

Sipas një studimi të shkencëtarëve australianë, ushqimi jo i shëndetshëm fillon të ndikojë shumë shpejt në funksionet njohëse (kognitive) të trurit, në veçanti ai prek kujtesën.

Në Australi ka hyrë në fuqi Kodi, i cili përcakton rregullat e sjelljes për të huajt që kanë kërkuar azil në Australi.

Një helikopter kërkimor australian natën në të gdhirë të së hënës kreu një ulje emergjente në Antarktidë. Si rezultat, 3 persona u plagosën.

Indonezia tërhoqi ambasadorin e vet në Australi për konsultime pas publikimit të informacionit mbi përgjimin nga ana e shërbimeve sekrete të Australisë të telefonit celular të Presidentit të vendit, Susilo Bambang Yudhoyono.

Në Australi shkencëtarët kanë zbuluar një pjesë të fosilit të një ornitorinku gjigand që ka jetuar miliona vite më parë.

Disa hakerë indonezianë, të lidhur me grupin "Anonymous", sulmuan mbi 100 faqe Interneti australiane për shkak të përfshirjes së Australisë në skandalin me përgjimin në Azi.

Ish-agjenti i CIA-s dhe NSA-së amerikane Edward Snowden u përcolli mediave materiale të reja.

Një avion zjarrfikës, i përfshirë në shuarjen e zjarreve pyjore në shtetin australian të New South Wales, u rrëzua të enjten 200 kilometra nga Sydney.

Parlamenti i Territorit kryeqytetas australian (Australian Capital Territory) miratoi projektligjin që lejon çiftet e të njëjtit seks të regjistrojnë martesën e tyre. Capital Territory u bë qarku i parë në vend që legalizon martesat-gay.

Zjarrfikësit në shtetin Australian të New South Wales bashkuan qëllimisht dy zjarre të mëdha pyjore në mënyrë që të përballojnë më mirë luftën me zjarrin.

Zjarret e furishme në pyjet e Australisë kanë shkatërruar të paktën 100 shtëpi në afërsi të Sidneit, një person gjeti vdekjen, ndërsa mijëra të tjerë janë evakuar.

Australia, Zelanda e Re, SHBA-ja, Franca dhe Bashkimi Europian kanë propozuar krijimin e 2 zonave të mëdha detare të mbrojtura në Antarktidë.

Parlamenti i shtetit të Queensland në Australi po shqyrton projektligjin e ashpër kundër bandave të motoçiklistave, të cilët janë akuzuar për ushtrim dhune dhe trafikim të drogës.

Në Australi ngritën nga fundi i detit bombat e hedhura prej amerikanëve në Great Barrier Reef, në të cilat përmbaheshin lëndë eksplozive, por nuk kishin siguresë.

Marinarët ushtarakë australianë zhvilluan një operacion të madh shpëtimi në Oqeanin Indian, ku pësoi katastrofë një anije me emigrantë të paligjshëm.

Qeveria e Territorit Verior të Australisë vendosi të anulojë veprimin e ligjit me moshë shekullore, i cili shpallte të jashtëligjshme hedhjen e fallit me letra Taro dhe magjinë.

Shkencëtarët australianë kanë zhvilluar një ilaç të ri, i cili, siç mendojnë ata, mund të shënojë fillimin e një revolucioni të vërtetë në luftën kundër sëmundjeve onkologjike, deklaroi ditën e enjte Profesori i Universitetit New South Wales në Sidnei, Peter Gunning.

Një djalë 7-vjeçar, i cili kishte humbur në Australi, u shpëtua nga një kangur femër, e cila e ngrohu atë me nxehtësinë e trupit të saj në një natë dimri.

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Dhjetor 2017
Kalendari i ngjarjeve
Dhjetor 2017
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31