×
"G-20", Qershor 2012
Kryeministri rus Dimitri Medvediev ka propozuar aplikimin e parimit të përgjegjësisë së përbashkët të të gjithë pjesëmarrësve të proceseve globale ekonomike dhe politike.
Çështjet e shqyrtuara në Samitin e “G-20” do të diskutohen gjatë kryesimit të ardhshëm të Rusisë në "Njëzetëshen e Madhe". Ne synojmë për të ruajtur vazhdimësinë në punën e forumit, të përqendrohemi në diskutimin e atyre çështjeve, për zgjidhjen e të cilave dhe u krijua "Grupi i Njëzetëshes", deklaroi Presidenti rus Vladimir Putin në konferencën përfundimtare për shtyp të forumit joformal të shteteve në qytetin Los Cabos të Meksikës.
Presidenti rus Vladimir Putin ka shprehur dyshim në lidhje me faktin se problemi i mbrojtjes antiraket (MAR) mund të zgjidhet në të ardhmen e parashikueshme.
Rusia shprehet e gatshme të kontribuojë një shumë prej 10 miliardë $ për të rritur rezervat e Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Dita e parë e punës së Samitit të "G-20" në qytetin meksikan Los Kabos ishte mjaft e ngarkuar, e ngjeshur. Presidenti i Rusisë Vladimir Putin zhvilloi një sërë takimesh me homologët e tij, ku u prekën zhvillimi i lidhjeve partnere midis vendeve, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe kriza financiare në eurozonë. Gjithashtu ai mori pjesë në mbledhjen e parë të punës të kryetarëve të shteteve dhe qeverive të "G-20".
Takimet dypalëshe të udhëheqësve të vendeve të “Njëzetëshes së Madhe” u bënë një lloj preludi për Samitin e “G-20”. Rusinë në këtë Forum, i cili u hap më 18 qershor në qytetin meksikan Los Cabos, e përfaqëson Presidenti Vladimir Putin. Rezultatet e bisedimeve të Udhëheqësit rus Vladimir Putin me homologun e tij amerikan Barack Obama i kanë pritur me padurim të veçantë si politikanët, ashtu dhe gazetarët.
Kryeministri britanik David Cameron dhe Presidenti rus Vladimir Putin zhvilluan bisedime në kuadër të samitit
Tema kryesore e bisedimeve të pritshme në mes të presidentëve të Rusisë dhe Amerikës do të jetë i ashtuquajturi “Ligji i Magnitskit”. Në rast të miratimit të tij qeveria amerikane fiton të drejtën për të ngrirë pasuritë e zyrtarëve qeveritarë, të cilët dyshohen prej saj për shkelje të të drejtave të njeriut.
“Njëzetëshja e Madhe” nuk duhet të shndërrohet në një tjetër klub elitar, i cili në mënyrë egoiste të kujdeset vetëm për anëtarët e vet. I gjithë kuptimi i aktivitetit të përbashkët konsiston në zhvillimin e rregullave të drejta për zhvillimin e qëndrueshëm të mbarë ekonomisë globale.
Në samitin e “G-20” në Los Cabos të Meksikës, i cili do të mbahet më 18-19 qershor, udhëheqësit e “Njëzetëshes së Madhe” do të diskutojnë perspektivat e zhvillimit të ekonomisë globale, reformën e sistemit monetar dhe financiar ndërkombëtar si dhe sigurinë ushqimore dhe problemet e ekologjisë.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Qershor 2012
Kalendari i ngjarjeve
Qershor 2012
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
21
23
24
25
26
27
28
29
30