×
ekspozitë, Nëntor 2012
Tema e Expo 2017 - "Energjia e së ardhmes" - pasqyron në mënyrë të përkryer drejtimet kryesore të zhvillimit të Astana-së, kryeqytetit të shtetit të ri dhe dinamik të Kazakistanit. Ndoshta pikërisht me këtë dhe u kushtëzua zgjedhja e bërë në favor të Astana në Asamblenë e Përgjithshme të Byrosë Ndërkombëtare të Ekspozitave në Paris.
"Një për të gjithë" - ekspozita me këtë emër u hap në Muzeun-rezervat "Beteja e Stalingradit". Ajo i është përkushtuar 70 vjetorit të fitores së trupave sovjetike në betejën e Stalingradit.
Korrespondenti i "Zërit të Rusisë" Laurent Brayard u takua me Zëvendëskryeministrin rus Arkadi Dvorkoviç në ambjentet e Expo, që po zhvillohet tani në Paris.
Zëvendëskryeministri rus Arkadi Dvorkoviç, i cili paraqiti kandidaturën e Ekaterinburgut në Paris për Expo 2020, në një intervistë ekskluzive me Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" tregoi se me çfarë janë atraktive qytete ruse për tërheqjen e investimeve dhe përse pikërisht Ekaterinburgu duhet të bëhet zot shtëpie i Expo 2020.
Të enjten në Paris, nëpërmjet një votimi të fshehtë të vendeve anëtare të Byrosë Ndërkombëtare të Ekspozitave, kryeqyteti i Kazakistanit Astana u zgjodh si vendi i zhvillimit të ekspozitës ndërkombëtare Expo 2017. "103 vota!
Tablloja e Boris Kustodiev "Karrocieri" (russ. «Извозчик») nga koleksioni i shkencëtarit të njohur rus Pjotër Kapica do të nxirret për herë të parë në ankandin "Kryeveprat e artit rus" më 26 nëntor 2012.
Në kuadër të Ditëve të Kulturës Shqiptare në Rusi, por edhe të 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, u hap, më 19 nëntor, në Muzeun Shtetëror të Artit të qytetit të Nizhni Novgorodit, ekspozita e ikonave shqiptare.
Kryeqyteti i Uralit Ekaterinburg pretendon për organizimin e ekspozitës universale mbarëbotërore Expo në vitin 2020. Në mbledhjen e 22 nëntorit të Asamblesë së Përgjithshme të Byrosë Ndërkombëtare të Ekspozitave në Paris do të bëhet edhe një prezantim tjetër i ofertës ruse. Fushata e aplikimit zgjat dy vjet dhe përbëhet nga disa etapa. Dy prezantime tashmë janë bërë.
Origjina e shtetit të lashtë rus - kjo është tema e ekspozitës unikale në Muzeun Historik në Moskë, e cila do të jetë e hapur deri më 28 shkurt. Organizimi shtetëror rus daton që nga viti 862 - pikërisht nga koha e ardhjes së variagut Rjurik në fronin mbretëror në Novgorod. Ekspozita është quajtur "Shpata dhe Zlatniku" (russ. «Меч и Златник»).
Ekspozita ndërkombëtare turistike më e madhe e Azisë “China International Travel Mart-2012”, në të cilën marrin pjesë përfaqësuesit e disa qindra kompanive dhe organizatave nga dhjetëra vende, u hap sot në Shangai.
Në aeroportin e qytetit kinez të Zhuhai u aterua për herë të parë avioni rus “Sukhoi Superjet 100” (russ. «Сухой Суперджет 100»). Më shumë se 40 ndërmarrje dhe organizata ruse do të marrin pjesë në Sallonin Ndërkombëtar Aero-Kozmik “Airshow China 2012”, i cili u hap më 13 nëntor.
Kompania ruse "Sukhoi" ka ndërmend të prezantojë në vitin 2014 në ekspozitë
Rusia paraqet në Sallonin Ndërkombëtar të Aviacionit “Airshow China 2012”, i
Java e filmit shqiptar në Moskë kishte edhe një karakteristikë të veçant
Në datën 6 nëntor, në kinema “Rolan” në Moskë, u çel Java e Filmit artistik Shqiptar. Për 5 ditë me radhë në këtë kinoteatër me emër, por edhe në atë “Hudozhestvenij” në qendër të Moskës, po shfaqen 6 filma shqiptarë, realizime këto kryesisht të mbas viteve 2000, që kanë në qendër histori dhe ngjarje shqiptare, kulture shqiptare, por edhe vlera ideore e artistike shqiptare.
Eksponatet unikale prej qelibari, të krijuara me duart e mjeshtrave rusë nga qyteti më perëndimor i vendit - Kaliningrad, janë ekspozuar në Muzeun e Luvrit në Paris. Rusët, ndër 300 kompani të ndryshme nga e gjithë bota, marrin pjesë këtu në Sallonin (Panairin) Ndërkombëtar të Trashëgimisë Kulturore (nga 7-11 nëntor).
Në ekspozitën "Info Defence 2012" që u hap në Indonezi, një nga forumet më të mëdha të armëve në këtë rajon, Rusia ka paraqitur një gamë shumë të gjerë produktesh të destinacionit ushtarak dhe civil të Kompleksit Industrial Ushtarak (russ. ОПК) dhe shpreson të nënshkruajë atje një numër të madh kontratash.
Grupi i pilotazhit të lartë "Kreshnikët rusë" (russ. "Русские Витязи"), për herë të parë pas skandalit në Farnborough, do të marrë pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare në Zhuhai të Kinës nga 13-18 nëntor.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Nëntor 2012
Kalendari i ngjarjeve
Nëntor 2012
1
3
4
5
6
7
10
11
14
16
17
18
19
20
24
25
26
28
29
30