×
sateliti, Gusht 2013

Ekspertët indianë njoftuan mbi nxjerrjen e suksesshme në orbitë të satelitit ushtarak "GSAT-7" të prodhimit vetiak, njofton ditën e premte Agjencia informative EFE.

Të mërkurën SHBA-ja lëshoi raketëmbajtësen e rëndë "Delta-4" me një satelit zbulues.

Rusia do të lëshojë një aparat kozmik të sondimit në distancë të Tokës për Egjiptin në fund të këtij viti, njoftuan ditën e enjte përfaqësuesit e ​​Korporatës Raketoro-Kozmike ruse "Energjia" në Sallonin Ndërkombëtar të teknikës së Aviacionit dhe Kozmonautikës "MAKS-2013", ku është paraqitur maketi i satelitit.

Lëshimi i raketëmbajtëses japoneze të llojit të ri "Epsilon" dështoi. Agjencia Aerokozmike e Japonisë (JAXA) i transmetoi në Internet përgatitjet për lëshimin e raketës.

Kompania Kozmike Ndërkombëtare (KKN) "Kosmotras" ditën e enjte do të realizojë lëshimin e raketës balistike ndërkontinentale  "MBR RS-20" (sipas klasifikimit të NATO-s - SS18 "Satana"), njoftuan në KKN.

Për shkak të problemeve teknike që lindën u shty lëshimi i satelitit të parë indian me motor kriogjenik (cryogenic).

Në Shtetet e Bashkuara u lëshua me sukses sateliti i komunikimit "WGS-6", i cili do të plotësojë grupin e satelitëve amerikanë të komunikimit të sistemit Wideband Global SATCOM.

Lëshimi i parë i raketëmbajtëses "Proton-M", pas incidentit të paradokohshëm, është planifikuar për në shtator nga kozmodromi "Bajkonur", njoftoi përfaqësuesi i Agjencisë Federale Kozmike të Rusisë - "Roskozmos".

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Gusht 2013
Kalendari i ngjarjeve
Gusht 2013
1
2
3
4
6
7
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
20
21
23
24
25
26
28
31