×
sateliti

Tre aparate kozmike të destinacionit ushtarak, të cilët u lëshuan të mërkurën nga kozmodromi "Plesetsk" me ndihmën e raketëmbajtëses "Rokot" dhe bllokut përforcues të vrullit "Briz-KM", u nxorrën në orbitën e synuar, njoftoi Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes të Federatës Ruse për Trupat e mbrojtjes ajroro-kozmike, Koloneli Dimitri Zenin.

Vendet me industri të përparuar kozmike po demonstrojnë sukseset e veta në eksplorimin e hapësirës rreth orbitës së Tokës. Por për të avancuar më tej në këtë lëmë shtetet e sipërpërmendura duhet të bashkojnë përpjekjet.

Irani filloi kontrollin përfundimtar të të gjitha sistemeve të satelitit të ri "Tadbir" para lëshimit të tij në kozmos​​.

Agjencia Federale Kozmike e Rusisë - "Roskozmos" - po ripërtërin grupin e satelitëve të sondimit të distancuar të Tokës. Deri në vitin 2015 është planifikuar të nxirret në orbitë minimalisht "kompleti" i nevojshëm i aparateve hidrometeorologjike si dhe të dislokohet sistemi "Arktiku" dhe "Obzor" ("Vështrim i përgjithshëm"). Kush dhe në ç’mënyrë do t’i përdorë të dhënat e tyre?

Aparti kozmik "Raduga-1M" është nxjerrë në orbitën e synuar, njoftoi zëdhënësi i Trupave të Mbrojtjes Ajroro-Kozmike të Rusisë.

Në Twitter u shfaqën fotografitë (pic.twitter.com/54DwAiTI0k), në të cilat është fiksuar hyrja e satelitit GOCE të Agjencisë Hapësinore Europiane (ESA) në shtresat e dendura të atmosferës së Tokës.

Sateliti i Agjencisë Hapësinore Europiane (ESA) GOCE hyri në atmosferën e Tokës dhe u dogj gjatë afrimit me sipërfaqen e planetit Tokë.

Në orbitat e satelitëve artificialë të Tokës si dhe më parë mbeten 45 nga 158 aparatet kozmike të telekomunikacionit të tipit "Mollnja", 12 prej tyre duhet të bien gjatë 17 viteve të ardhshme, dhe për më tepër njëri prej tyre mund të pushojë së ekzistuari më 1 janar të vitit të ardhshëm, njoftuan në Korporatën Ndërshtetërore Aksionere "Vimpel".

Lëshimi i parë pas aksidentit të korrikut i "Proton-M" rezultoi të ishte i suksesshëm, sateliti i komunikimit "Astra-2E" është nxjerrë në orbitë, njoftoi ditën e hënë Përfaqësues i Agjencisë Federale Kozmike "Roskosmos".

Nga kozmodromi Bajkonur (Kazakistan) u realizua lëshimi i raketës "Proton-M" me satelitin e telekomunikacionit "Astra-2E".

Në Kinë nga kozmodromi ​​Jiuquan në veriperëndim të provincës Gansu u lëshua me sukses sateliti "Kuaizhou-1", i projektuar për monitorimin e fatkeqësive natyrore.

Kina lëshoi me sukses nga kozmodromi Taiyuan në provincën veriore të Shanxi satelitin e tretë metereologjik "Fengyun-III".

Sateliti "Studiuesi i fushës gravitacionale të Tokës dhe përcaktuesi i rrymave oqeanike", i cili për më shumë se 4 vjet ndodhet në orbitë, do të bjerë në Tokë në tetor të këtij viti.

Raketëmbajtësja ruse "Rokot" me tre satelitë në bord u lëshua nga kozmodomi “Plesetsk”, njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes.

Ekspertët indianë njoftuan mbi nxjerrjen e suksesshme në orbitë të satelitit ushtarak "GSAT-7" të prodhimit vetiak, njofton ditën e premte Agjencia informative EFE.

Të mërkurën SHBA-ja lëshoi raketëmbajtësen e rëndë "Delta-4" me një satelit zbulues.

Rusia do të lëshojë një aparat kozmik të sondimit në distancë të Tokës për Egjiptin në fund të këtij viti, njoftuan ditën e enjte përfaqësuesit e ​​Korporatës Raketoro-Kozmike ruse "Energjia" në Sallonin Ndërkombëtar të teknikës së Aviacionit dhe Kozmonautikës "MAKS-2013", ku është paraqitur maketi i satelitit.

Lëshimi i raketëmbajtëses japoneze të llojit të ri "Epsilon" dështoi. Agjencia Aerokozmike e Japonisë (JAXA) i transmetoi në Internet përgatitjet për lëshimin e raketës.

Kompania Kozmike Ndërkombëtare (KKN) "Kosmotras" ditën e enjte do të realizojë lëshimin e raketës balistike ndërkontinentale  "MBR RS-20" (sipas klasifikimit të NATO-s - SS18 "Satana"), njoftuan në KKN.

Për shkak të problemeve teknike që lindën u shty lëshimi i satelitit të parë indian me motor kriogjenik (cryogenic).

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Nëntor 2017
Kalendari i ngjarjeve
Nëntor 2017
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30