×
Kampionati botëror

Ministri i Sportit i Brazilit deklaroi se gjashtë stadiume që po ndërtohen, për të pritur ndeshjet e Kampionatit të ardhshëm Botëror të Futbollit të vitit 2014, nuk do të jenë gati brenda afatit të përcaktuar kohor - deri në fund të dhjetorit të këtij viti.

21 ekipe nga 32, të cilët do të marrin pjesë në Kamponatin Botëror të Futbollit të vitit 2014 në Brazil, u përcaktuan pas ndeshjeve përfundimtare të raundit kualifikues.

Në Moskë përfundoi Kampionati XIV Botëror i Atletikës së Lehtë. Ceremonia solemne e mbylljes së tij u mbajt të dielën, më 18 gusht, në stadiumin "Lluzhniki" (russ. “Лужники”) të Moskës. Përfaqësuesja kombëtare ruse fitoi vendin e parë në kualifikimin e përgjithshëm ekipor. Të zotërit e shtëpisë të Kampionatit arritën të fitojnë 17 medalje, shtatë prej të cilave janë medalje ari. Kurse sportistët e SHBA-së dhe Xhamajkës i siguruan ekipeve të tyre kombëtare nga 6 medalje ari.

Të enjten në Kampionatin Botëror të Atletikës së Lehtë në Moskë u zhvillua rivaliteti sportiv për 6 komplete medaljesh. Të parët i filluan garat finale atletët e kërcimit së larti. Kampioni olimpik Ivan Uhov (Ukhov) dhe Aleksandër Shustov treguan performancën e tyre më të mirë të sezonit, por kjo nuk ishte e mjaftueshme megjithatë për medalje.

Më shumë se 100 modele anijesh të flotës civile dhe ushtarake janë paraqitur në liqenin e parkut të kulturës në qytetin rus të Kaliningradit, ku ditën e premte filloi Kampionati Botëror i modelimit të anijeve.

Atletja ruse e kërcimit me shkop Elena Isinbajeva (Yelena Isinbayeva) fitoi medaljen e artë në Kampionatin Botëror të Atletikës së Lehtë në Moskë.

Të hënën në Kampionatin Botëror të Atletikës së Lehtë në Moskë u zhvilluan garat sportive për 6 komplete medaljesh. Rusët fituan dy medalje bronzi. Sergei Shubenkov arriti të dalë në finale në vrapimin 110 metra duke demonstruar rezultatin më të mirë - 13 sekonda e 17 të qindtat. Por ishte krejtësisht evidente se shpejtësitë në garat finale do të jenë krejtësisht të tjera.

Kampionia olimpike ruse Elena Llashmanova fitoi medaljen e artë në Kampionatin Botëror të Atletikës së Lehtë në Moskë në disiplinën ecje sportive në distancën 20 km.

Ekipi kombëtar rus zuri vendin e parë në renditjen e përgjithshme ekipore në Kampionatin Botëror të Skermës, i cili përfundoi më 12 gusht në Budapest.

Të dielën në Kampionatin Botëror të Atletikës së Lehtë në Moskë u zhvilluan garat sportive për 6 komplete medaljesh. Medaljen e parë të artë ekipit kombëtar të Rusisë ia solli atleti 20 vjeçar Aleksandër Ivanov në garën 20 kilometra ecje sportive. Ai për një kohë të gjatë vazhdoi të ecë prapa kryesuesve të garës.

Kombëtarja ruse e femrave fitoi turneun ekipor në Kampionatin Botëror të Skermës, i cili po zhvillohet në Hungari.

"Posta e Rusisë" do të nxjerrë në qarkullim një pullë postare dedikuar Kampionatit Botëror të Atletikës në Moskë.

Kampionati Botëror i Atletikës është një plus i madh për imazhin e Moskës dhe zhvillimin e saj si një qendër sportive dhe turistike ndërkombëtare, deklaroi Kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobjanin.

Hokeistët rusë fituan Kupën e Artë të Kampionatit Botëror, i cili u zhvillua në Suedi dhe Finlandë. Në ndeshjen finale të Kampionatit të Hokeit rusët korrën një fitore bindëse ndaj ekipit përfaqësues të Sllovakisë me rezultatin e thellë 6-2.
Dy çifte ruse kërcimtarësh dolën në gjysmëfinalen e Kampionatit
Ekipi përfaqësues i Rusisë fitoi 17 medalje ari, 8 medalje argjendi dhe 8 bronzi në Kampionatin Botëror të Notit me lopatëza (flippers), i cili po zhvillohet në Hungari, duke zënë vendin e parë në kualifikimin e përgjithshëm ekipor.
Kampionati botëror, rekord, Hungari, not me lopatëza
Kampionati Botëror i Hokeit i vitit 2016 do të zhvillohet në Rusi. Për këtë deklaroi Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Hokeit (IIHF) Rene Fasel. Ai përgëzoi palën ruse për këtë sukses.
Ekipi kombëtar rus i hokeit korri fitore ndaj skuadrës përfaqësuese të Kanadasë në çerekfinalen e Kupës Botërore të Hokeit ,që po zhvillohet në Sllovaki.
Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Nëntor 2017
Kalendari i ngjarjeve
Nëntor 2017
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30