×
qeveria, Dhjetor 2013

Kryeministri i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan (Recep Tayyip Erdoğan) u zotua për t’i thyer duart kundërshtarëve të vet, nëse ata nuk do të rreshtin së shpifuri kundër qeverisë së tij.

Evropa është e hapur për Ukrainën, por jo për qeverinë aktuale të këtij vendi, deklaroi sot në Bruksel Presidentja e Lituanisë Dalia Grybauskaitė.

Deputetët e Bundestagut në takimin e tyre të së martës votuan në favor të dhënies Angela Merkel të plotfuqishmërive të Kancelares së Gjermanisë.

Fraksioni parlamentar i "Partisë së Rajoneve" në Ukrainë i ka vënë vetes pikësynim për të arritur nga Kryeministri Mykola Azarov rinovimin radikal të qeverisë.

Qeveria e Ukrainës nuk e ka informuar në mënyrë të mjaftueshme opinionin publik në lidhje me punën e vet, dhe kjo krijoi rritjen e mosbesimit të shoqërisë ndaj saj, deklaroi Zëvendëskryeministri i parë i vendit Sergei Arbuzov në takimin e tij me studentët. Tani autoritetet po shpjegojnë qëndrimin e tyre në lidhje me integrimin evropian dhe i bëjnë thirrje opozitës për dialog.

Qeveria dhe opozita e Tajlandës ranë dakord të ndalojnë konfrontimin mes tyre për disa ditë.

Mijëra protestues, përveç atyre të ndodhur pranë ndërtesës qeveritare në Kiev, bllokuan administratën presidenciale.

Lideri i Partisë Komuniste të Ukrainës, Pjotër Simonenko, deklaroi sot në mbledhjen e Verhovna Rada: "Ne mendojmë se qeveria e Nikollai Azarov meriton shkarkimin nga detyra".

Kryetari i partisë "UDAR" ("Goditja"), Vitali Kliçko, në seancën e sotme të Verhovna Rada të Ukrainës deklaroi: "Ne kërkojmë dorëheqjen e qeverisë.

Verhovna Rada e Ukrainës filloi shqyrtimin e projekt-rezolutës mbi përgjegjësinë e qeverisë.

Opozita ukrainase, përkrahësit e të cilës po zhvillojnë protesta masive në Kiev dhe qytete të tjera të vendit, ka filluar negociatat për krijimin e qeverisë së përkohshme.

Anëtarët e Kabinetit të Ministrave të Ukrainës, të cilët të hënën në mëngjes nuk arritën dot të shkonin në vendin e punës, janë udhëzuar të kthehen në shtëpitë e tyre dhe të presin udhëzimet e mëtejshme me telefon.

Në mëngjesin e së hënës, më 2 dhjetor, nga Sheshi i Pavarësisë (Majdani) në Kiev, ku u mblodhën përkrahësit e opozitës, drejt ndërtesës së qeverisë u nis një kolonë prej 5-6 mijë protestuesish.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Dhjetor 2013
Kalendari i ngjarjeve
Dhjetor 2013
1
4
5
7
8
9
10
11
12
13
14
15
18
19
21
22
24
25
26
27
28
29
30
31