×
Pakistani, Tetor 2013

Irani mund të refuzojë të zbatojë projektin multimiliarder të furnizimit të gazit natyror në Pakistan nëpërmjet tubacionit, deklaratën në fjalë e bëri në prag në mbrëmje Ministri i naftës i vendit, Bican Namdar Zangane, në një konferencë ndërkombëtare për hidrokarburet në Teheran.

Në mars të këtij viti në provincën pakistaneze të Baluchistan persona të panjohur, të armatosur, rrëmbyen dy turiste nga Republika Çeke.

Kryeministri i Pakistanit Nawaz Sharif deklaroi të mërkurën në një takim me Presidentin amerikan Barack Obama se ai ngriti gjatë negociatave çështjen e sulmeve të avionëve amerikanë pa pilot mbi territorin pakistanez.

India fajësoi Forcat e Armatosura pakistaneze për hapjen e zjarrit në drejtim të së paku 50 postblloqeve kufitare indiane në Kashmir.

Të paktën 6 persona humbën jetën dhe 17 u plagosën të hënën si pasojë e një shpërthimi në një tren pasagjerësh në Pakistan.

Fregata pakistaneze "Aslat" mbërriti të enjten për një vizitë miqësore pune në portin e Novorossijskut. Kjo është vizita e parë e anijeve të Forcave Ushtarako-Detare pakistaneze në Rusi.

Ministri i Drejtësisë i provincës pakistaneze Khyber Pakhtunkhwa edhe 7 persona të tjerë humbën sot jetën si rezultat i një sulmi të ndërmarrë nga një terrorist kamikaze në rezidencën e Zyrtarit në qytetin Dera Ismail Khan, njoftojnë mediat lokale.

Vajza 16-vjeçare pakistaneze, Malala Yousufzai, e cila u plagos në kokë më 9 tetor të vitit 2012 nga militantët e lëvizjes "Taleban" u bë fituese e Çmimit "Andrei Saharov" për vitin 2013 "Për lirinë e mendimit", njoftoi shërbimi për shtyp i Parlamentit Evropian, i cili është themelues i këtij çmimi.

Të paktën katër persona mbetën të vrarë si pasojë e shpërthimit të një bombe në afërsi të një spitali në ditën e fillimit të fushatës kundër poliomelitit në veriperëndim të Pakistanit.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Tetor 2013
Kalendari i ngjarjeve
Tetor 2013
1
2
3
4
5
6
8
9
11
12
13
14
15
18
19
20
22
25
26
27
28
29
30