×
Pakistani, Qershor 2013
Ditën e mërkurë, më 26 qershor, në Karaçi të Pakistanit një terrorist kamikaze shpërtheu veten në makinë pranë gjykatës vendore.
Të hënën autoritetet pakistaneze arrestuan 37 persona të dyshuar për përfshirje në vrasjen e turistëve të huaj në një hotel në qarkun e Diamer.
Të paktën 14 persona humbën jetën dhe 25 të tjerë u plagosën të premten si pasojë e një sulmi terrorist, të kryer nga një kamikaze, në një xhami shiite në qytetin pakistanez të Peshawar, njoftuan autoritetet lokale.
Në veriperëndim të Pakistanit të hënën në mëngjes u sulmua një autokolonë furnizuese, e cila po transportonte karburant për trupat e NATO-s në Afganistan.
Autoritetet pakistaneze i kushtojnë rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve me Rusinë, thuhet në një deklaratë të publikuar të premten të Kryeministrit të Pakistanit, Nawaz Sharif, drejtuar krerëve të misioneve diplomatike pakistaneze.
Nawaz Sharif bëri betimin si Kryetar i qeverisë së Pakistanit, njofton ditën e mërkurë kanali televiziv indian NDTV.
Partia e tij fitoi në zgjedhjet e fundit parlamentare. 63-vjeçari Sharif ka qenë dy herë Kryetar i Qeverisë në vitet ‘90-të. Ai u rrëzua nga pushteti si pasojë e një puçi ushtarak dhe përfundoi në burg.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Qershor 2013
Kalendari i ngjarjeve
Qershor 2013
1
2
3
4
6
8
9
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
22
23
25
27
28
29
30