×
Pakistani

Pakistanezët bllokuan rrugën kryesore, përmes së cilës dërgohen mallrat e NATO-s në Afganistan, duke protestuar në këtë mënyrë kundër sulmeve të shpeshta të avionëve amerikanë pa pilot.

Arabia Saudite ka përshpejtuar zbatimin e programit bërthamor dhe po përgatitet për të blerë armë bërthamore nga Pakistani, deklaroi senatori amerikan demokrat Edward Markey.

Nxënëses së shkollës nga Pakistani dhe aktivistes së të drejtave të njeriut, Malala Yousafzai, i dorëzuan Çmimin "Saharov" me motivacionin "Për lirinë e mendimit", i cili jepet çdo vit nga Parlamenti Evropian.

Javën e kaluar në mediat botërore bëri bujë të madhe lajmi se Arabia Saudite ka ndërmend të marrë së shpejti nga Pakistani një bombë të gatshme bërthamore.

Arabia Saudite po investon në programin bërthamor të Pakistanit dhe supozon se mund të marrë nga ai një bombë bërthamore sapo të kërkohet diçka e tillë, mendon ish-Këshilltari i Presidentit amerikan Barack Obama për luftën kundër përhapjes së armëve bërthamore, Gary Seymor.

Kryeministri i Pakistanit Nawaz Sharif deklaroi se autoritetet vendase kanë filluar negociatat me lëvizjen pakistaneze "Taleban", njoftoi ambasada e këtij vendi në Britaninë e Madhe, ku Sharif ndodhet tani me një vizitë.

Irani mund të refuzojë të zbatojë projektin multimiliarder të furnizimit të gazit natyror në Pakistan nëpërmjet tubacionit, deklaratën në fjalë e bëri në prag në mbrëmje Ministri i naftës i vendit, Bican Namdar Zangane, në një konferencë ndërkombëtare për hidrokarburet në Teheran.

Në mars të këtij viti në provincën pakistaneze të Baluchistan persona të panjohur, të armatosur, rrëmbyen dy turiste nga Republika Çeke.

Kryeministri i Pakistanit Nawaz Sharif deklaroi të mërkurën në një takim me Presidentin amerikan Barack Obama se ai ngriti gjatë negociatave çështjen e sulmeve të avionëve amerikanë pa pilot mbi territorin pakistanez.

India fajësoi Forcat e Armatosura pakistaneze për hapjen e zjarrit në drejtim të së paku 50 postblloqeve kufitare indiane në Kashmir.

Të paktën 6 persona humbën jetën dhe 17 u plagosën të hënën si pasojë e një shpërthimi në një tren pasagjerësh në Pakistan.

Fregata pakistaneze "Aslat" mbërriti të enjten për një vizitë miqësore pune në portin e Novorossijskut. Kjo është vizita e parë e anijeve të Forcave Ushtarako-Detare pakistaneze në Rusi.

Ministri i Drejtësisë i provincës pakistaneze Khyber Pakhtunkhwa edhe 7 persona të tjerë humbën sot jetën si rezultat i një sulmi të ndërmarrë nga një terrorist kamikaze në rezidencën e Zyrtarit në qytetin Dera Ismail Khan, njoftojnë mediat lokale.

Vajza 16-vjeçare pakistaneze, Malala Yousufzai, e cila u plagos në kokë më 9 tetor të vitit 2012 nga militantët e lëvizjes "Taleban" u bë fituese e Çmimit "Andrei Saharov" për vitin 2013 "Për lirinë e mendimit", njoftoi shërbimi për shtyp i Parlamentit Evropian, i cili është themelues i këtij çmimi.

Të paktën katër persona mbetën të vrarë si pasojë e shpërthimit të një bombe në afërsi të një spitali në ditën e fillimit të fushatës kundër poliomelitit në veriperëndim të Pakistanit.

Deri në 44 vetë ka arritur numri i viktimave të dy shpërthimeve, që gjëmuan ditën e dielë në afërsi të një prej tregjeve kryesore në qytetin Peshavar të Pakistanit (provinca veriperëndimore Khyber Pakhtunkhwa).

Të paktën 16 njerëz humbën jetën dhe mbi 30 të tjerë u plagosën si rezultat i hedhjes në erë të një autobusi me punonjësit e administratës së qytetit Peshavar.

Viktima të tërmetit të fuqishëm që ra në jugperëndim të Pakistanit u bënë rreth 350 persona, më shumë se 500 u plagosën, njoftuan autoritetet lokale.

Numri i viktimave të tërmetit të fuqishëm me magnitudë 7.7 ballë, i cili ra të martën në provincën jugperëndimore të Pakistanit Baluchistan, i tejkaloi 200 personat.

Një tërmet me magnitudë 7.8 ballë ra ditën e martë në jugperëndim të Pakistanit.

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Prill 2018
Kalendari i ngjarjeve
Prill 2018
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30