×
CIA, 2013

Të enjten gazeta "Australian" njoftoi se ish-oficeri i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare të SHBA-së (NSA), Edward Snowden, ka mundur që përmes kompjuterave të kësaj agjencie të marrë akses në mijëra dokumente konfidenciale të shërbimit australian të zbulimit.

Nëpër rrugët e Uashingtonit do të fillojnë të qarkullojnë autobusë, në të cilët do të vendoset fotografia e ish-agjentit të CIA-s Snowden.

Vrasja e John F. Kennedy shënoi fillimin e epokës së dyshimeve në Shtetet e Bashkuara, e cila vazhdon edhe sot e kësaj dite. Sipas të dhënave të sondazheve të opinionit publik, madje dhe tani më shumë se gjysma e amerikanëve janë të bindur se Presidenti i 35-të i SHBA-së u bë viktimë e komplotit.

CIA i fshehu lidhjet e veta me Lee Harvey Oswald dhe për shkak të kësaj shumë njerëz filluan të dyshojnë përfshirjen e shërbimeve sekrete amerikane në vrasjen e John Kennedy, konfirmon i nominuari për çmimin Pulitzer Prize, gazetari dhe shkrimtari irlandez Anthony Summers. Ai ndërmorri hetimin e vet të rastit të vrasjes së Presidentit të 35-të të Shteteve të Bashkuara dhe shkroi bazuar në rezultatet e tij librin me titull "Jo në jetën tuaj" ("Not In Your Lifetime").

CIA po krijon një bazë të madhe të dhënash të transaksioneve financiare të miliona qytetarëve amerikanë në kuadër të luftës kundër terrorizmit, shkruan gazeta "The Wall Street Journal".

Lee Harvey Oswald ishte një vrasës i vetmuar, kurse tentativat për ta paraqitur atë si agjent të CIA-s ose KGB-së nuk janë gjë tjetër veçse një truk, marifet propagandistik, shprehet me bindje të plotë koloneli në pension i KGB-së Oleg Neçiporenko. Në vitin 1963, dy muaj para vrasjes së John F. Kennedy, ai u takua me Lee Harvey Oswald në Meksikë dhe zhvilloi një intervistë me amerikanin, i cili dëshironte të kthehej sërish në Bashkimin Sovjetik (BRSS).

Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut refuzoi kërkesën e Polonisë për të zhvilluar me dyer të mbyllura, pa praninë e shtypit, seancat dëgjimore gjyqësore të planifikuara më 3 dhjetor lidhur me çështjen e burgjeve sekrete të CIA-s.

Mjekët amerikanë kanë shpikur tortura të reja për të burgosurit, që mbahen të ngujuar në burgjet e fshehta speciale të SHBA-së, si dhe kanë marrë pjesë në talljet e rënda dhe ushtrimin e dhunës ndaj terroristëve të dyshuar. Kjo u bë e njohur nga raporti i Komisionit të pavarur për profesionalizmin mjekësor (The independent Commission on medical professionalism).

Bashkëpunëtorët e CIA-s kanë trajnuar rreth 1 mijë rebelë sirianë, shkruan gazeta "The Los Angeles Times", duke iu referuar fjalëve të senatorit amerikan nga shteti i Tenessy, Bob Corker.

Ish-oficeri i CIA-s, Edward Snowden, delaroi në një intervistë për "The New York Times" se në Rusi ai mbërriti tashmë pa ndonjë dokument sekret.

Lon Snowden, babai i ish-agjentit të CIA-s Edward Snowden, i cili mbërriti sot në Moskë për t’u takuar me të birin, falenderoi qytetarët rusë dhe personalisht Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, për ndihmën që i kanë ofruar Edward Snowden.

Korrespondenti i "Zërit të Rusisë" arriti të komunikonte me babain e ish-agjentit të zbulimit amerikan Edward Snowden.

"Ish-oficeri i CIA-s Edward Snowden aktualisht po bën një jetë mjaft të mbyllur, të izoluar, kryesisht për shkak të faktit se ai përndiqet nga qeveria e SHBA-së.

Lonnie Snowden, babai i ish-agjentit të CIA-s Edward Snowden, mbërriti sot në Rusi për t'u takuar me djalin e tij.

Gazetari britanik Luke Harding, i cili ka punuar si korrespondent për Guardian në Rusi, do të shkruajë një libër për Edward Snowden.

Të hënën ekspertët e OKB-së nuk mundën të depërtojnë dot në vendin e sulmit me gaz toksik në Damask pasi iu nënshtruan zjarrit të hapur me armë kundër tyre nga snajperët. Kurse ditën tjetër revista "Foreign Policy" publikoi artikullin me titull: "Dokumentet e CIA-s konfirmojnë se SHBA-ja ka ndihmuar Sadam Husejnin për të helmuar Iranin". A ka vallë ndonjë lidhje këtu?

Një çetë prej rreth 300 militantësh të së ashtuquajturës Ushtria e Lirë Siriane, të trajnuar në një kamp stërvitor nën drejtimin e operativëve të CIA-s, si dhe një grup ushtarakësh të forcave Komando jordaneze dhe izraelite, po lëvizin në drejtim të Damaskut, shkruan gazeta franceze "Le Figaro".

Autoritetet britanike arritën nga botimi "The Guardian" asgjësimin e plotë në Londër të materialeve të dorëzuara atij nga ish-oficeri i CIA-s, Edward Snowden.

Organizata joqeveritare "Arkivi i Sigurisë Kombëtare" (ang. "National Security Archive") përhapi në Uashington ​​një dokument, në të cilin CIA për herë të parë pranon zyrtarisht rolin e saj në grushtin e shtetit të vitit 1953 në Iran, kur u rrëzua Kryeministri i zgjedhur demokratikisht, Mohammed Mossadegh.

Deklarata e Zëvendësdrejtorit të parë të CIA-s, Michael Morell, se rënia e regjimit të Bashar Al-Assadit mund të bëhet një kërcënim shumë i madh për sigurinë e SHBA-së, shkaktoi efektin e shpërthimit të një bombe. Pakkush mund të priste që përfaqësuesi i shërbimeve amerikane të zbulimit të pranonte se e ardhmja më e mundshme për Sirinë pa Assadin - do të jetë jo një shtet demokratik, i projektuar (i prerë) sipas kallëpeve të modeleve perëndimore, por më tepër një epiqendër e terrorizmit ndërkombëtar islamik.

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Janar 2013
Kalendari i ngjarjeve
Janar 2013
1
2
3
4
5
6
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31