×
akt terrorist, Gusht 2013

29 persona humbën jetën dhe 500 të tjerë u plagosën si rezultat i dy shpërthimeve të fuqishme që gjëmuan në qytetin libanez Tripoli, njoftuan në Përfaqësinë libaneze të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.

Të paktën 27 persona humbën jetën dhe më shumë se 300 të tjerë u plagosën si rezultat i një sulmi të dyfishtë terrorist në qytetin libanez Tripoli, njofton Agjencia Reuters me referim tek fjalët e dëshmitarëve okularë.

"Al-Qaeda" planifikon të ndërmarrë sulme terroriste në trenat e shpejtësisë së lartë në Evropë, njofton gazeta gjermane "Bild" me referim tek burime të afërta me forcat e sigurisë.

Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë dënoi sulmin terrorist të ndodhur ditën e enjte në periferi të Bejrutit, si rezultat i të cilit humbën jetën më shumë se 20 persona dhe mbi 300 të tjerë u plagosën.

Viktima të një serie sulmesh terroriste, të cilat ndodhën sot në mëngjes në kryeqytetin e Irakut, u bënë të paktën 14 persona, ndërkohë që më shumë se 40 të tjerë u plagosën.

Shpërthimi në bordin e nëndetëses së modernizuar "Sindurakshak" në prag të Ditës së Pavarësisë së Indisë mund të jetë organizuar nga terroristët, deklaroi një burim ushtarako-diplomatik rus.

Një terrorist kamikaze detonoi një mekanizëm shpërthyes në hyrje të xhamisë në qytetin Quetta të Pakistanit, ku ishin mbledhur efektivët e policisë për të nderuar kujtimin dhe për t’i dhënë lamtumirën e fundit kolegut të tyre të vrarë herët në mëngjes.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Gusht 2013
Kalendari i ngjarjeve
Gusht 2013
1
2
3
4
5
6
7
9
10
11
12
13
17
18
20
21
22
24
25
26
27
28
29
30
31