×
akt terrorist, 16 prill 2013
Në vendin e sulmit terrorist në Boston kishte vetëm dy bomba dhe ato të dyja shpërthyen. Kjo u njoftua gjatë një konference për shtyp të mbajtur nga Guvernatori i Massachusetts, Dewal Patrick.
Shërbimet speciale amerikane të inteligjencës, të cilat po merren me hetimin e sulmit terrorist në Boston, nuk disponojnë asnjë informacion në lidhje me kërcënimin e sulmeve të reja terroriste, njoftoi agjenti special i degës së FBI në Boston, Richard De Lauriers.
Ndër pjesëmarrësit e maratonës në Boston ishte edhe qytetarja ruse, ekonomistja 25-vjeçare Daria Troshanova, admiruese e sportit dhe pjesëmarrëse aktive e garave të vrapimit të klubeve të Moskës - Nike Run dhe Park Run. Ajo mori pjesë në Maratonën Ndërkombëtare John Hanckock dhe arriti në finish me kohën kronometrike 3 orë e 33 minuta, para se të buçisnin shpërthimet.
Të hënën në mëngjes Ambasadori i SHBA-së në Rusi, Michael McFaul, falenderoi në mikroblogun e tij në Twitter të gjithë qytetarët rusë, që shprehën ngushëllimet e tyre në lidhje me tragjedinë në Boston.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i dërgoi një telegram ngushëllimi Presidentit amerikan, Barack Obama, në lidhje me aktin terrorist në Boston.
Numri i të plagosurve, si rezultat i shpërthimit që ndodhi në linjën e finishit të maratonës së Bostonit, është rritur deri në 144 vetë. Tani për tani njoftohet mbi tre persona të vrarë, por autoritetet i druhen shumë rritjes së numrit të viktimave. Në gjendje kritike në spitalet e Bostonit ndodhen 17 vetë. Shumë njerëz nga shpërthimi kanë humbur gjymtyrët e poshtme.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Prill 2013
Kalendari i ngjarjeve
Prill 2013
1
2
4
5
6
7
8
9
10
11
13
14
15
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30