×
akt terrorist

Qeveria e SHBA-së ka paralajmëruar kompanitë ajrore amerikane dhe të huaja në lidhje me kërcënimin e përpjekjeve për realizimin e një sulmi terrorist me përdorimin e eksplozivit të fshehur në këpucët e ndonjë pasagjeri.

Duke filluar që nga 11 shkurti në qytete të ndryshme të Britanisë së Madhe u neutralizuan shtatë mjete shpërthyese që ndodheshin në dërgesa postare (pako) apo banderola.

Bota, akt terrorist, Britania e Madhe, bomba, posta, separatizmi, Irlanda e Veriut

Ministria e Punëve të Brendshme të Rusisë ka shpallur tender për zhvillimin e pajisjes së destinuar për zbulimin në distancë të largët të pajisjeve shpërthyese, të mbushura me elemente metalike që intensifikojnë forcën goditëse dhe asgjësuese, të cilat përdoren gjatë kryerjes së sulmeve terroriste.

Një sulm i ri terrorist u krye sot në Vollgograd. Herët në mëngjes u hodh në erë një trolebus urban. Sipas njoftimeve të autoriteteve rajonale, katërmbëdhjetë persona u vranë dhe tridhjetë të tjerë janë plagosur, në mesin e tyre edhe një fëmijë 1-vjeçar. Sipas vlerësimeve paraprake, fuqia e mjetit shpërthyes ka qenë më e lartë se ajo e një dite më parë në stacionin hekurudhor të po këtij qyteti.

Në Internet u shfaq video e parë nga vendi i hedhjes në erë të trolebus urban në Vollgograd.

Granatimet e Ambasadës së Federatës Ruse në Damask janë akt terrorist, deklaruan në OKB. Anëtarët e Këshillit të Sigurimit kujtuan parimin e paprekshmërisë së misioneve diplomatike dhe bënë thirrje për t’i sjellë përpara drejtësisë përgjegjësit për këtë akt vandal. Në deklaratën zyrtare të Departamentit amerikan të Shtetit gjithashtu dënohen "të gjitha sulmet ndaj personave dhe objekteve të mbrojtura me të drejtën ndërkombëtare".

Shefat e një sërë shërbimeve speciale (agjencive të inteligjencës) perëndimore kanë shprehur shqetësim në lidhje me faktin, se qytetarët e Evropës dhe Shteteve të Bashkuara të kthyer nga lufta në Siri do të përbëjnë rrezik kërcënues për sigurinë në atdheun e tyre. Në videoklipet e postuara në YouTube militantët premtojnë me të vërtetë se pas Sirisë objektiv i tyre i ardhshëm do të bëhen vendet që dikur kanë strehuar prindërit e tyre.

Të mërkurën një terrorist-kamikaze depërtoi në ndërtesën e shërbimit të zbulimit ushtarak sirian në qytetin e Es-Sweida, në jug të vendit, dhe hodhi veten në erë.

4 ushtarë egjiptianë humbën sot jetën si rezultat i një akti terrorist në veri të Gadishullit Sinai. 

29 persona humbën jetën dhe 500 të tjerë u plagosën si rezultat i dy shpërthimeve të fuqishme që gjëmuan në qytetin libanez Tripoli, njoftuan në Përfaqësinë libaneze të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.

Të paktën 27 persona humbën jetën dhe më shumë se 300 të tjerë u plagosën si rezultat i një sulmi të dyfishtë terrorist në qytetin libanez Tripoli, njofton Agjencia Reuters me referim tek fjalët e dëshmitarëve okularë.

"Al-Qaeda" planifikon të ndërmarrë sulme terroriste në trenat e shpejtësisë së lartë në Evropë, njofton gazeta gjermane "Bild" me referim tek burime të afërta me forcat e sigurisë.

Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë dënoi sulmin terrorist të ndodhur ditën e enjte në periferi të Bejrutit, si rezultat i të cilit humbën jetën më shumë se 20 persona dhe mbi 300 të tjerë u plagosën.

Viktima të një serie sulmesh terroriste, të cilat ndodhën sot në mëngjes në kryeqytetin e Irakut, u bënë të paktën 14 persona, ndërkohë që më shumë se 40 të tjerë u plagosën.

Shpërthimi në bordin e nëndetëses së modernizuar "Sindurakshak" në prag të Ditës së Pavarësisë së Indisë mund të jetë organizuar nga terroristët, deklaroi një burim ushtarako-diplomatik rus.

Një terrorist kamikaze detonoi një mekanizëm shpërthyes në hyrje të xhamisë në qytetin Quetta të Pakistanit, ku ishin mbledhur efektivët e policisë për të nderuar kujtimin dhe për t’i dhënë lamtumirën e fundit kolegut të tyre të vrarë herët në mëngjes.

Të mërkurën në mëngjes në Pekin 2 persona u bënë viktima të një shpërthimi në një dyqan buke-pastiçerie, njoftuan mediat lokale.

Forcat speciale të Shërbimit Federal të Sigurimit të Rusisë në periferitë e afërta të Moskës zhvilluan operacionin special për arrestimin e organizatorit të akteve terroriste në Moskë. Sipas informacionit paraprak, është arrestuar njëfarë Jullaj Davletbajev.
Shërbimi Federal i Sigurimit të Rusisë (FSB) parandaloi një sulm terrorist në Moskë. Kjo u njoftua nga Komiteti Kombëtar i Antiterrorizmit. Operacioni special u zhvillua në periferi të Moskës, në zonën Orehovo-Zujevo.
Ndërroi jetë i dyshuari për organizimin e sulmit terrorist në Maratonën e Bostonit, njoftojnë mediat amerikane. Shkaku i vdekjes së tij nuk dihet ende.
Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Nëntor 2017
Kalendari i ngjarjeve
Nëntor 2017
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30