×
flota, Shtator 2013

Gjatë stërvitjeve të përbashkëta ushtarake të forcave të armatosura të Federatës Ruse dhe Republikës së Bjellorusisë "Perëndimi 2013" anijet e Flotës Balltike të Rusisë kryen qitje me raketa dhe topa mbi objektivat në det që imitonin anijet dhe mjete të tjera lundruese, të përdorura nga grupe të armatosura ilegale me qëllim zbarkimin në bregdet.

Një njësi anijesh e Flotës së Oqeanit Paqësorit (FOP) të Rusisë në përbërje të së cilës përfshihen kryqëzori raketor "Varyag", anija rimorkiatore detare "SB-52" dhe cisterna "Boris Butoma", u drejtua për në Oqeanin Indian.

Gjatë stërvitjeve të mëdha ushtarake në brigjet e Kamçatkës marinarët e Flotës ruse të Paqësorit simuluan një episod të një sulmi ajror mbi anije.

Pavarësisht diskutimeve të vazhdueshme në lidhje me goditjen e pashmangshëm mbi Sirinë, 6 luftanije britanike kaluan përmes Kanalit të Suezit dhe dolën në Detin e Kuq.

Të mërkurën në portin e Koresë së Jugut Busan u lëshua në ujë anija e parë e desantit "Cheonwangbong" e prodhimit vendas me një peshë prej 3,5 milionë ton.

Anijet e mëdha të desantit të Rusisë "Novoçerkassk" dhe "Minsk" së bashku me anijen e zbulimit "Azov", duke kaluar nëpër Ngushticën e Dardaneleve, hynë në ujërat e Detit Mesdhe dhe filluan të zhvendosen për në zonat e caktuara të rajonit të Mesdheut Lindor, njoftuan në Shtabin e Përgjithshëm të Flotës Ushtarake Detare të Rusisë.

Një njësi anijesh e Flotës së Veriut të Rusisë sot u largua nga baza e saj kryesore në Severomorsk duke u drejtuar për në rajonet lindore të Arktikut.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Shtator 2013
Kalendari i ngjarjeve
Shtator 2013
1
2
4
5
7
8
9
10
12
13
14
15
17
19
20
21
22
23
25
26
27
28
29
30