×
Lindja e Largët, Gusht 2013

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin vizitoi një sërë rajonesh në Lindjen e Largët të vendit, të cilët u prekën nga përmbytjet drastike, dhe u premtoi banorëve ndihmë për rikonstruktimin e banesave.

Ditën e enjte Presidenti i Rusisë Vladimir Putin mbërriti në Habarovsk, ku do të mbajë një takim kushtuar situatës me përmbytjet drastike në Lindjen e Largët të Rusisë.

 

Rajoni i Habarovsk-ut po vazhdon të luftojnë me përmbytjet. Në ditët e fundit niveli i ujit në lumin Amur u rrit pak, duke arritur shifrën 731 cm. Megjithatë, Ministria ruse e Situatave të Jashtëzakonshme lajmëron se kjo është vetëm një "pauzë e përkohshme për frymëmarrje". Tashmë nga mesi i javës së ardhshme uji në lumë mund të rritet edhe një metër e gjysmë. Ndërsa kulminacioni i përmbytjeve pritet në fillim të shtatorit.

Sipas të dhënave të fundit, niveli i ujit në lumin Amur në rajonin e Habarovsk ka arritur deri në 7.31 m, çka tregon se brenda 24 orëve niveli i lumit është rritur me 7 cm.

Së paku 50 mijë njerëz janë prekur nga përmbytjet në Lindjen e Largët të Rusisë, njoftoi sot i Dërguari i Presidentit rus në Qarkun Federal të Lindjes së Largët ruse Viktor Ishajev.

Në qarkun Jugor të Habarovsk filloi evakuimi i banorëve të 11 ndërtesave, të cilat u ndodhën në zonën e përmbytjeve, njofton ditën e enjte shërbimi për shtyp i Bashkisë së qytetit.

Dëmi ekonomik nga përmbytjet në Lindjen e Largët e Rusisë do të jetë rreth 18 miliardë rubla (600 milionë $), ose 0.03 për qind e PBB-së. Një vlerësim i tillë është bërë nga ekspertët e Institutit të parashikimit ekonomik. Por ekspertët theksojnë se fjalë bëhet tani për tani vetëm për llogaritjet paraprake. Kur të largohet uji atëhere dhe do të bëhet e qartë shkalla e vërtetë e katastrofës së shkaktuar nga fatkeqësia natyrore.

Evakuimi masiv i banorëve të qytetit të Habarovskut do të fillojë kur niveli i lumit Amur të arrijë në 780 cm, u tha gazetarëve Kryebashkiaku i qytetit Aleksandër Sokollov.

Kulminacioni i përmbytjeve në rajonin e Amur pothuajse ka kaluar dhe niveli i ujit nisi të bjerë gradualisht. Megjithatë në Habarovsk, në Rajonin Autonom Hebre, gjendja mbetet ende shumë e vështirë. Pritet që në ditët e ardhshme niveli i lumit Amur në Habarovsk të arrijë deri në 7 metra e 80 centimetra. Tashmë disa zona të qytetit janë përmbytur, ndërsa banorët e tyre janë evakuuar.

Autoritetet e Qarkut Autonom Hebre në Lindjen e Largët të Rusisë u bënë thirrje banorëve të rajoneve, të cilët përfshihen në zonën e përmbytjes rekord, të evakuohen urgjentisht prej andej.

Përmbytja në Lindjen e Largët të Rusisë mund të shndërrohet në më të fuqishmen e 120 viteve të fundit në këtë zonë, në qoftë se situata nuk do të ndryshojë së shpejti.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Gusht 2013
Kalendari i ngjarjeve
Gusht 2013
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
15
16
17
18
19
24
25
27
28
31