×
fëmijët

Parlamenti belg, pas votimit në Dhomën e Ulët, të enjten miratoi projektligjin e diskutueshëm mbi eutanazinë (vdekjen e lehtë) për fëmijët e mitur që janë në fazën terminale të sëmundjeve të pashërueshme (mbi 12 vjeç).

Në qytetin italian të Rieti, 100 km nga Roma, një murgeshë e re e manastirit lokal lindi një fëmijë. Djalin e quajtën Françesk në nder të Papës së Romës - Françeskut. Mbi babanë e foshnjës nuk dihet asgjë.

Në Parkun e famshëm Izmaillovo të Moskës filloi të funksionojë kinemaja e parë prej dëbore në vend. Filmat vizatimorë shfaqen në të në regjim non-stop - që nga hapja e deri në mbyllje.

Studimi i shkencëtarëve nga Universiteti i Tel Avivit përmblodhi në bazë shkencore hezitimin e femrave në shekullin XXI për të patur fëmijë: rezulton se procesi i lindjes është kaq i vështirë për gjininë e mrekullueshme, sa që depresioni post-natal është i krahasueshëm me stresin post-traumatik, specifik për pjesëmarrësit në veprimet luftarake, viktimat e përdhunimit dhe akteve terroriste.

Papa i Romës Françesku ditën e enjte krijoi një komitet special për eliminimin e dhunës seksuale ndaj fëmijëve nga ana e klerikëve, njoftoi Kardinali nga SHBA-ja, Sean Patrick O'Malley.

Ushtarakët turq qëlluan me armë zjarri mbi një vajzë 7-vjeçare refugjate nga Siria, e cila po përpiqej të kalonte kufirin siriano-turk.

Komiteti Hetues i Rusisë i këkoi Prokurorisë Amerikane të verifikojë informacionin në lidhje me shkeljen në SHBA të të drejtave të fëmijëve të adoptuar nga Rusia të përcaktuar nga një hetim i përbashkët gazetaresk i Agjencisë "Reuters" dhe kanalit televiziv "NBC".

Numri i adoleshentëve të infektuar me HIV në 10 vitet e fundit është rritur me 1/3, thuhet në një raport të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Nxënëses së shkollës nga Pakistani dhe aktivistes së të drejtave të njeriut, Malala Yousafzai, i dorëzuan Çmimin "Saharov" me motivacionin "Për lirinë e mendimit", i cili jepet çdo vit nga Parlamenti Evropian.

Për më shumë se 10 vjet Princeshën Anud nuk e lejojnë të shihet me fëmijët, të cilët që nga viti 2001 mbahen të kyçur në atdheun e të atit të tyre - Mbretit të Arabisë Saudite. Në një intervistë ekskluzive me Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" Princesha Anud ka akuzuar mediat ndërkombëtare për një konspiracion të heshtjes rreth kësaj situate me të vërtetë skandaloze për shekullin e 21-të.

Kina vendosi të zbusë kërkesat e politikës "një familje - një fëmijë".

T’u jepet fëmijëve të sëmurë e drejta për të vdekur apo t’u ruhet me çdo kusht jeta atyre - kjo çështje po diskutohet aktivisht tani në Parlamentin e Belgjikës. Partia Socialiste e Belgjikës, parti në pushtet, doli me iniciativën e lejimit të eutanazisë për fëmijët.

Tezja e Liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-Yun, ka marrë azil politik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në Kinë një vajzë 8-vjeçare u bë pacientja më e re me kancer të mushkërive.

Policia franceze ka arrestuar të jatin dhe të ëmën e vajzës së vogël, të cilën prindërit që prej lindjes së saj e mbanin në bagazhin e makinës së tyre.

Nxënësi 12-vjeçar nga Montreali pranoi përfshirjen në thyerjen e faqeve të Internetit të Qeverisë, bazuar në udhëzimet e lëvizjes "Anonymous", shkruan gazeta "The Toronto Su".

Bashkëpunëtorët e organeve të zbatimit të ligjit të Bullgarisë përcaktuan identitetin e nënës biologjike të vogëlushes Maria, të marrë prej kampit cigan në Greqi nga autoritetet e vendit.

Vdekja e një adoleshenti 13-vjeçar si rezultat i veprimeve të policisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përbën në vetvete një sinjal rreziku për problemet serioze në sistemin gjyqësor amerikan, mendon Ombudsmeni i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë për të Drejtat e Njeriut, Konstantin Dollgov.

Në Greqi u arrestua një çift të martuarish, të cilët shkuan në gjendjen civile, për të marrë një certifikatë lindjeje për një djalë 2 muajsh.

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Nëntor 2017
Kalendari i ngjarjeve
Nëntor 2017
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30