×
Marrëveshje, 2014

Autoritetet e Krimesë kanë filluar bashkëpunimin me Flotën ruse të Detit të Zi për ruajtjen e rendit publik dhe mbrojtjen e objekteve me rëndësi jetike të autonomisë.

Kompania greke e gazit DEPA dhe kompania ruse e energjisë "Gazprom" nënshkruan të mërkurën një marrëveshje për uljen e çmimit të gazit me 15% - marrëveshja në fjalë do të zbatohet për dërgesat e gazit që janë realizuar nga 1 korriku i vitit të kaluar, njoftoi Ministria greke e Mjedisit, Energjisë dhe Ndryshimeve Klimatike.

Vendimi mbi nënshkrimin e marrëveshjes për zgjidhjen e krizës politike në Ukrainë është marrë në negociatat e zhvilluara me pjesëmarrjen e Presidentit të vendit, udhëheqësve të opozitës, përfaqësuesve të Bashkimit Evropian dhe Rusisë.

Transnistria iu drejtua Rusisë për ndihmë. Shkas për këtë u bë qëllimi i deklaruar i Moldavisë për të nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me BE-në. Në Tiraspol kanë frikë se pas përfundimit të kësaj marrëveshje Transnistria do të ndodhet në bllokadë ekonomike.

Moska, me sa duket nga të gjitha, është pranë përfundimit të përgatitjes së vizitës së Presidentit të Rusisë Vladimir Putin në Iran. Gjithsesi, sipas burimeve të mirëinformuara ruse dhe iraniane, udhëtimi i tij do të realizohet në të ardhmen e parashikueshme. Me shumë gjasa, vizita do të bëhet pas Olimpiadës Dimërore në Soçi. Ajo do të zgjasë nga 7 deri më 23 shkurt.

Rusia do të marrë pjesë në projektin për modernizimin dhe rritjen e kapacitetit të centralit bërthamor hungarez "Paks", i cili është vlerësuar në gati 10 miliardë euro. Hungaria, nga ana e saj, do të përmbushë të gjitha detyrimet e veta për pjesëmarrjen në ndërtimin e tubacionit të gazit "South Stream" ("Rryma Jugore").

Rusia dhe Hungaria nënshkruan një marrëveshje ndërqeveritare mbi bashkëpunimin në fushën e energjisë atomike për qëllime paqësore, e cila parashikon ndërtimin e dy reaktorëve të rinj në centralin bërthamor "Paks".

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Janar 2014
Kalendari i ngjarjeve
Janar 2014
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
16
17
18
19
20
21
22
23
25
26
27
28
29
30
31