×
Marrëveshje, 2013

Kievi nuk ka marrë mbi vete kurrfarë detyrimesh për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit me BE-në dhe reagoi në mënyrë të paqartë gjatë takimit të paradokohshëm të Komisionerit Evropian Stefan Fule (Štefan Füle) me Zëvendës/kryeministrin e parë të Ukrainës Sergei Arbuzov, deklaroi në një konferencë për shtyp në Bruksel Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano.

BE-ja dhe Turqia nënshkruan një marrëveshje mbi kthimin në Turqi të emigrantëve të paligjshëm nga vendet e treta, të cilat kanë depërtuar në BE nëpërmjet territorit të Turqisë.

Qeveria e re e Gjermanisë ndjek si pikësynim dhënien e ndihmës për lehtësimin e regjimit të vizave midis Rusisë dhe BE-së, tha Ambasadori gjerman në Rusi Ulrich Brandenburg.

Sot qeveria e Ukrainës do të diskutojë me deputetët e partisë në pushtet situatën në vend. Protestat në qendër të kryeqytetit të vendit nuk po rreshtin: opozita, si dhe më parë, vazhdon të këmbëngulë për dorëheqjen e qeverisë dhe kërkon vendosjen e moratoriumit mbi pranimin e Ukrainës në Bashkimin Doganor. BE-ja, nga ana e vet, pezulloi përgatitjen e marrëveshjes me Ukrainën dhe ka ndërmend ta shqyrtojë këtë çështje në Samitin e vet në Bruksel më 19-20 dhjetor.

Bashkimi Evropian dhe Ukraina kanë rifilluar bisedimet mbi asocimin. Palët ia hynë punës për diskutimin e afateve dhe kushteve të nënshkrimit të Marrëveshjes. Ndërkohë në Kiev po vazhdojnë aksionet masive të protestës. Sipas vlerësimeve të MPB-së të Ukrainës, në Sheshin e Pavarësisë (Majdan) janë mbledhur rreth pesë mijë protestues.

Nuk ka kurrfarë marrëveshjesh paraprake për pranimin e Ukrainës në Bashkimin Doganor. Për këtë u deklaroi gazetarëve në Moskë Ministri rus i Zhvillimit Ekonomik Aleksei Ulukajev.

Në Vilnius po përfundon dita e parë e Samitit të "Partneritetit Lindor". Me qëllim që ta shpëtojnë këtë aktivitet nga dështimi i plotë, autoritetet e Lituanisë u detyruan të ndryshojnë urgjentisht rendin e ditës të tij. Në vend të nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit të Ukrainës me BE-në, një vend qendror në këtë Samit zunë anulimi nga Komisioni Evropian i regjimit të vizave për qytetarët e Moldavisë dhe parafimi prej Gjeorgjisë i Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit me BE-në.

Marrëveshjet e Gjenevës në lidhje me programin bërthamor të Iranit shkaktuan pakënaqësinë serioze të Izraelit. Edhe pse druajtjet e Tel Aviv-it shumëkujt mund t’i duken patologjike, në thelbin e vet ato kanë megjithatë një bërthamë racionale.

Mbas suksesit të nismës ruse për çarmatimin kimik të Sirisë, këtë fundjavë pasoi arritja e marrëveshjes mbi programin bërthamor të Iranit. Në mbështetje të marrëveshjeve mbi Iranin dhe përgatitjen e konferencës ndërkombëtare për Sirinë në intervistën e vet ekskluzive me Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" u shpreh Zëvendëskryeministri, Ministri i Punëve të Jashtme të Shtetit të Kuvajtit, Sheikh Sabah Khalid Al-Hamad Al-Sabah.

Koncesionet në lidhje me programin e vet bërthamor, për të cilat Irani ra dakord mbas negociatave me "Gjashtëshen" e ndërmjetësve ndërkombëtarë në Gjenevë, nuk do të pengojnë aspak përdorimin prej tij të energjisë bërthamore për qëllime paqësore, mendojnë ekspertët. Megjithatë, Izraeli e quajti këtë marrëveshje një "gabim historik", duke besuar se ajo i lë shtigje Republikës Islamike për të zhvilluar armën bërthamore.

Në Kiev mbështetësit e integrimit evropian kanë piketuar godinën e Kabinetit të Ministrave. Ata kërkojnë dorëheqjen e qeverisë.

Kievi hoqi dorë prej Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit me Bashkimin Evropian vetëm një javë para nënshkrimit të saj. Ky u bë një lajm i mirë, në radhë të parë, për përfaqësuesit e industrisë ukrainase, të cilët druheshin se afrimi me Evropën mund ta çonte vendin në kolaps ekonomik. Ndërkohë, në Sheshin e Pavarësisë të Kievit po mblidhen të pakënaqurit me vendimin e qeverisë.

Në Moskë ditën e hënë do të zhvillohen bisedimet midis Rusisë dhe Japonisë në nivel të zëvendësministrave të jashtëm.

Misioni i përbashkët i Estonisë dhe Finlandës nga 19 deri më 23 gusht do të realizojë një fluturim inspektimi mbi territorin e Rusisë në kuadër të përmbushjes së Traktatit Ndërkombëtar të Qiejve të Hapur për të mbikëqyrur objektet ushtarake.

Rusia përshëndet marrëveshjen e Phenianit dhe Seulit mbi rifillimin e punës në kompleksin industrial në Kaesong, deklaroi Ambasadori për detyra të posaçme i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Grigori Llogvinov.

Pheniani dhe Seuli ranë dakord të nënshkruajnë marrëveshjen për rifillimin e punës në kompleksin industrial Kaesong, i cili ndodhet në territorin e Koresë së Veriut.

Kompania Cammebys International Group iu drejtua pronarit të Empire State Building me ofertën për
Negociatat për normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës kanë
Mbi 15 marrëveshje për bashkëpunim në fusha të ndryshme janë nënshkruar mes Rusisë dhe Holandës në përfundim të vizitës së Presidentit rus Vladimir Putin në Amsterdam. Më të rëndësishmet prej tyre kanë të bëjnë me sferën e energjetikës. Moska dhe Amsterdami tashmë janë duke realizuar bashkërisht projekte të mëdha të tilla si gazsjellësi "Nord Stream" (“Rryma Veriore”) dhe ai i naftës e gazit "Sakhalin-2". Marrëveshjet aktuale e bëjnë këtë një partneritet strategjik.
Ministrat e mbrojtjes të Kazakistanit dhe Rusisë, respektivisht Adilbek Dzhaksybekov dhe Sergei Shoigu, gjatë bisedimeve në Astana nënshkruan marrëveshjen për krijimin e sistemit unik rajonal të mbrojtjes kundërajrore, njofton shërbimi për shtyp i Ministrisë së Mbrojtjes të Kazakistanit.
Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Janar 2013
Kalendari i ngjarjeve
Janar 2013
1
2
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
31