×
gjykata, 2013

Për herë të parë në Rusi një ish-zyrtar u dënua për tentativë ryshfetmarrje me një gjobë prej 950 milionë rubla (rreth 29 milionë $).

Gjykata Federale e SHBA-së shfuqizoi ruajtjen (magazinimin) e paligjshme prej Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (NSA) të arkivit jashtëzakonish të madh të të dhënave të bisedave telefonike.

Dënim me 6 vjet izolim në koloni penale të regjimit të rreptë - i tillë është verdikti (aktgjykimi) i gjykatës së qytetit të Moskës për Pavell Dmitriçenko - solistin e trupës së baletit të Teatrit Bolshoi. Ai është njohur si porositës i krimit të bujshëm - sulmit mbi Udhëheqësin artistik të trupës së baletit, Sergei Filin.

Në Britaninë e Madhe filloi procesi gjyqësor ndaj dy ekstremistëve islamikë të akuzuar për vrasjen e një ushtari britanik në jug të Londrës më 22 maj.

Pensionistët e arrestuar në Londër, të cilët janë të dyshuar për mbajtjen në skllavëri në shtëpinë e tyre të tre grave, gjatë kohës së hetimit u liruan me kusht kundrejt një shume parash që nuk bëhet me dije.

Një gjykatë kombëtare spanjolle plotësoi kërkesën e një grupi vendas aktivistësh të mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe lëshoi ​​një urdhër arresti për ish-Kryetarin e Republikës Popullore të Kinës Jiang Zemin, i cili është akuzuar për genocid ndaj tibetianëve.

Gjykata e Apelit e Nju Jorkut të enjten konfirmoi verdiktin për shtetasin rus Viktor But, i cili po vuan në SHBA dënimin me 25 vjet heqje lirie për komplot me qëllim kontrabandimin e armëve.

Të mërkurën gjykata e magjistratit e Jeruzalemit liroi ish-Ministrin e Jashtëm Avigdor Lieberman, duke hequr pengesën kryesore për kthimin e politikanit të njohur rusishtfolës në karrigen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Izraelit.

Seancat dëgjimore për rastin e Presidentit të Egjiptit të rrëzuar nga pushteti, Mohammed Mursi, u shtynë për në 8 janar me lutjen e avokatit të tij, i cili kërkoi më shumë kohë për të studiuar materialet e çështjes.

Presidenti egjiptian i rrëzuar nga pushteti Mohammed Mursi u transportua në ndërtesën e Akademisë policore në Kajro, ku pritet të fillojë procesi gjyqësor ndaj tij dhe 14 anëtarëve të lëvizjes islamiste "Vëllazëria Myslimane".

Forcat egjiptiane të sigurisë janë vënë në gjendje gatishmërie të lartë para fillimit të gjykimit të presidentit islamist të rrëzuar nga pushteti Mohammed Mursi.

Krerët e të dy komiteteve të Kongresit Amerikan për çështjet e zbulimit kundërshtuan idenë e faljes së ish-agjentit të zbulimit amerikan Edward Snowden, i cili bëri publik informacionin mbi përmasat dhe metodat e mbikëqyrjes, të ushtruara nga NSA-ja (National Security Agency).

Të pandehurit e arrestuar të çështjes në lidhje me incidentin në platformën e naftës do t’i transferojnë nga Murmansku në Shën Petersburg, njoftoi juristi i "Greenpeace", Mihail Kreindlin.

Kryeministri i Rusisë, Dimitri Medvediev, siguroi homologun e tij francez se çështja e aktivistëve të organizatës "Greenpeace" do të shqyrtohet me drejtësi, në përputhje të plotë me legjislacionin rus.

Një person i panjohur detonoi një granatë në ndërtesën e Gjykatës botërore në Kurgan.

Presidentin e Rumanisë, Traian Basescu, pas përfundimit të mandatit presidencial në vitin 2014, e pret gjyqi, deklaroi sot Kryeministri i këtij vendi, Victor Ponta.

Nga salla e Gjykatës Qendrore Penale të Londrës Old Bayeli u evakuuan ditën e premte të gjithë pjesëmarrësit pas zbulimit të një objekti të dyshimtë.

Në Moskë dolën përpara gjyqit pronarët e faqeve të Internetit, në të cilat mund të realizohej mundësimi i shërbimeve intime.

Një gjykatë në Kinë hodhi poshtë sot ankesën kundër aktgjykimit të Bo Xilai, i dënuar më parë me burgim të përjetshëm për përfshirjen e tij në disa afera korruptive me një vlerë shumëmilionëshe dhe shpërdorim të pushtetit, njoftoi Agjencia e lajmeve Xinhua.

Gjykata gjermane dënoi me 3 muaj heqje lirie Peter Fitzek, i cili e shpalli veten mbret të Gjermanisë Ri - vendin e panjohur të krijuar nga ai në territorin Sachxen-Anhalt.

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Janar 2013
Kalendari i ngjarjeve
Janar 2013
1
2
4
5
6
12
13
14
19
20
21
23
26
27
31