×
gjykata, Maj 2012
Gjykata franceze e Apelit e hoqi masën e kontrollit gjyqësor mbi ish-kreun e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Dominique Strauss-Kahn.
Gjykata e Lartë e Britanisë së Madhe vendosi të ekstradojë Julian Assange në Suedi: gjykata e këtij vendi që prej vitit 2010 kërkon që themeluesi i faqes skandaloze të Internetit “WikiLeaks” të japë prova në lidhje me akuzën e përdhunimit. Julian Assange e deklaron vetën të pafajshëm dhe thotë se procesi është i motivuar politikisht. Sipas fjalëve të tij, pas ekstradimit në Suedi, ai do të dërgohet në SHBA, ku e akuzojnë për spiunazh.
Gjykata e Lartë e Britanisë së Madhe hodhi poshtë apelin e themeluesit të “WikiLeaks” Julian Assange kundër ekstradimit të tij në Suedi, ku ai akuzohet për një sërë krimesh seksuale, përfshirë këtu dhe përdhunime.
Gjykata e qytetin Harkov (Kharkov) e shtyu seancën e shqyrtimit të çështjes së
Futbollisti legjendar argjentinas dhe trajneri Diego Maradona, të cilin në Itali e akuzojnë për mospagim të taksave, vendosi të ngrejë padi kundër shtetit italian, njoftuan ditën e mërkurë avokatët e tij.
Në Suedi filluan seancat dëgjimore gjyqësore të çështjes së 40 vjeçarit Peter Mangs, i njohur në publik me nofkën “Shigjetari nga Malmö”, i cili gjurmonte dhe vriste njerëzit me aparencë “jo suedeze”, emigrantët. Ai është akuzuar për tre vrasje dhe 12 tentativa vrasjesh.
Policia e Norvegjisë njofton se pranë ndërtesës, ku po zhvillohen seancat dëgjimore në lidhje me çështjen Breivik, një burrë kreu aktin e vetëdjegies në shenjë proteste. Ai u dërgua urgjentisht në spital me djegie të rënda.
Gjykata e Lartë e Specializuar e Ukrainës në Kiev shtyu deri në 26 qershor shqyrtimin e kasacionit të aktdënimit të ish-Kryeministres Julia Timoshenko.
Gjykata e Apelit e Qarkut Kolumbia në SHBA mbështeti vendimin e Agjencisë së Sigurimit Kombëtar (National Security Agency, NSA) për të mos publikuar dokumentet që vërtetojnë ose hedhin poshtë lidhjen e dikasterit me korporatën e Google.
Në Belgjikë është përgatitur një proces gjyqësor kundër Mihaill Saakashvilit. Presidentin e Gjeorgjisë, në bazë të padisë së ngritur kundër tij nga aktivistët e të drejtave të njeriut, që u detyruan të marrin arratinë nga vendi, do ta gjykojnë për krime kundër njerëzimit, manipulimin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2007 dhe provokimin e luftës me Rusinë në gusht të vitit 2008.
Në Shtetet e Bashkuara filloi procesi gjyqësor mbi çështjen e aksidentit në platformën e shpimit në Gjirin e Meksikës, që shkaktoi një katastrofë shumë të madhe ekologjike.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Maj 2012
Kalendari i ngjarjeve
Maj 2012
1
2
4
5
6
7
8
9
10
12
13
17
18
19
20
22
23
24
25
26
27
28
29