×
MPJ, Tetor 2013

Ministria e Punëve të Jashtme e Spanjës thirri ditën e premte Ambasadorin amerikan në Madrid, James Costos, në lidhje me skandalin me të dhënat e reja mbi përgjimin nga ana e shërbimeve amerikane të zbulimit të bisedave telefonike të qytetarëve evropianë.

Gjermania pret të marrë të dhëna "të plota dhe të ndershme" mbi aktivitetin e Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (NSA) të SHBA-së, deklaroi Ministri i Jashtëm i vendit, Guido Westerwelle, në lidhje me njoftimet mbi përgjimin e mundshëm të telefonit të Angela Merkel.

Konfrontimi i armatosur në Siri vazhdon të përshkallëzohet. Kjo është shkaktuar nga aktivizimi i forcave, të cilat përpiqen të provokojnë rritjen e tensioneve etnike dhe fetare, thuhet në një koment të bërë ditën e enjte nga Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë.

Në një deklaratë të saj të datës 23 tetor të vitit 2013, Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë ka dënuar aktin terrorist të ndodhur në një autobus urban në qytetin e Vollgogradit të Federatës Ruse, që shkaktoi viktima në njerëz e shumë të plagosur.

Moska zyrtare është fort e indinjuar nga thirrja e Ministrit të Drejtësisë së Letonisë, Janis Bordans, për heqjen e monumentit të ushtarëve sovjetikë në Riga, thuhet në komentin e Zëdhënësit të Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme, Aleksandër Llukasheviç.

Rusia informoi Holandën dhe Gjykatën Ndërkombëtare të së Drejtës Detare se ajo nuk e pranon procedurën e arbitrazhit lidhur me çështjen e anijes Arctic Sunrise, dhe se nuk ka ndërmend të marrë pjesë në seancat gjyqësore të Gjykatës për çështjen e masave të përkohshme, njoftoi Ministria ruse e Punëve të Jashtme.

Ministria ruse e Punëve të Jashtme shpreson se autoritetet holandeze do të ndërmarrin të gjitha masat për të hetuar incidentin lidhur me hyrjen me dhunë në apartamentin e diplomatit rus në Hagë, ngjarje e cila ndodhi në mbrëmjen e 17 tetorit.

Rreth 50.000 të krishterë sirianë iu drejtuan Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë me kërkesën për marrjen e shtetësisë ruse. Sirianët, të cilët nënshkruan këtë peticion, nuk planifikojnë të braktisin atdheun e tyre. Por janë mëse të bindur se në qoftë se ata do të kërcënohen me zhdukje fizike, vetëm Rusia do të mund të garantonte mbijetesën e tyre. Ekspertët janë të sigurtë se Moska do t'i kushtojë vëmendje kësaj kërkese, megjithëse përmbushja e saj është e mbarsur me vështirësi të caktuara.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Gennadi Gatillov, dhe Zëvendës/sekretari i Përgjithsëm i OKB-së për çështjet politike, Jeffrey Feltman, diskutuan në Moskë situatën në Siri.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe homologu i tij japonez Fumio Kishida do të takohen në Tokio përveç takimeve në formatin "2+2" të planifikuara më 1-2 nëntor, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme e Japonisë.

Ministri i Jashtëm i Iranit Javad Zarif deklaroi se mosmarrëveshjet në lidhje me programin bërthamor të Iranit mund të zgjidhen brenda një viti.

Rusia dhe Hondurasi po hapin një kapitull të ri të marrëdhënieve dypalëshe. Këtë deklaratë e bëri sot Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, duke hapur bisedimet me kolegun nga Hondurasi Mireya Aguero.

Nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit dhe zonës e tregtisë së lirë midis BE-së dhe Ukrainës është planifikuar për në 29 nëntor, deklaroi Kreu i Departamentit të "Partneritetit Lindor" të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Lituanisë, Edminas Bagdonas.

Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit, Mohammad Javad Zarif, anuloi të gjitha takimet e tij të ditëve të ardhshme dhe udhëtimet në vijim - ai përfundoi në spital pasi lexoi artikullin e kushtuar bisedës së kohëve të fundit të Presidentit të Iranit, Hassan Rouhani, me Presidentin e SHBA-së, Barack Obama.

Koreja e Veriut ka akuzuar SHBA-në për "provokim ushtarak" në Gadishullin Korean në vend të garantimit të atmosferës së dialogut.

Ministri i Jashtëm i Indisë Salman Khurshid do të mbërrijë në Rusi për një vizitë zyrtare më 2-4 tetor, deklaroi Zëdhënësi i Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme, Aleksandër Llukasheviç.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Tetor 2013
Kalendari i ngjarjeve
Tetor 2013
2
3
4
5
6
7
8
11
12
13
19
20
21
22
26
27
28
29
30
31