×
ekologjia

Qarqet perëndimore të shtetit të Floridës iu nënshtruan një dyndjeje masive të hardhucave të mëdha të familjes Tupinambis teguixin, areali i përhapjes së të cilave kanë qenë gjithmonë vendet e Amerikës Latine.

Arritja në marrëveshje për shkatërrimin e armëve kimike siriane në steré është e pamundur. Ekspertët e Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (ONAK) filluan të marrin në konsideratë mundësinë e likuidimit të tyre në det. Sa të përshtatshme janë ujërat neutrale për asgjësimin e substancave toksike - mbi këtë temë përsiatin ekspertët e Radiokompanisë "Zëri i Rusisë".

Protesta në Romë kundër ndërtimit të linjës hekurudhore së shpejtësisë së lartë, e cila do të lidhë qytetin italian të Torinos me atë francez të Lyon-it, përshkallëzoi në përleshje të dhunshme me policinë. Shtatë policë u plagosën.

Procesi i prerjes së pyjeve në epokën e industrializimit ka arritur përmasa kërcënuese, me të vërtetë alarmante. Në fund të shekullit të kaluar ambientalistët dhe shkencëtarët u kanë rënë me forcë kambanave të alarmit, por deri më tani nuk është arritur ndonjë kthesë pozitive në situatën e krijuar.

Organizata Meteorologjike Botërore (OMB) konstaton se viti në përfundim ka një shans mjaft të mirë për tu renditur në 10-shen e më të ngrohtëve që prej fillimit të vëzhgimeve meteorologjike: nga janari deri në shtator temperatura mesatare ka qenë 0.5 gradë më e lartë se sa treguesit mesatarë vjetorë të periudhës së viteve 1961-1990 (14.2 gradë).

Jo më pak se një milion ton plehra lundrojnë në Oqeanin Paqësor mes ishujve Hawaii dhe Kalifornisë. Ishulli i mbeturinave, sipërfaqja e të cilit është 700.000 kilometra katrorë, u formua si rezultat i cunamit në Japoni në vitin 2011.

Gadishulli i Krimesë kërcënohet nga katastrofa ekologjike. Është minimizuar programi për riciklimin e armëve kimike të viteve të Luftës së Dytë Botërore, të varrosura në fundin e Detit të Zi dhe Detit Azov. Kabineti i Ministrave të Ukrainës injoroi rinovimin e këtij programi, përkundër faktit se në plazhet shumë popullore të Krimesë janë zbuluar gjurmë të dekompozimit të substancave toksike luftarake.

Kontributin e projektit "Soçi-2014" në mbrojtjen e mjedisit e vuri në dukje në fjalimin e tij në Konferencën Botërore të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar mbi Sportin dhe Mjedisin, të mbajtur në kryeqytetin e Lojrave Olimpike të vitit 2014, kreu i KON Thomas Bach.

Smogu i dendur në qytetin kinez të Harbinit në verilindje të vendit ka çuar në ndërprerje serioze të punës së transportit publik dhe institucioneve urbane.

Ndalimi dhe arrestimi i aktivistëve të "Greenpeace", të cilët u përpoqën të zbarkojnë në platformën detare të naftës "Prirazllomnaja", ka shkaktuar një polemikë mjaft të bujshme si në vetë Rusi, ashtu dhe jashtë vendit. Një numër i madh ekspertësh e vënë në dyshim altruizmin e kësaj organizate ndërkombëtare.

Rreth 300 ambientalistë, shkencëtarë, përfaqësues të administratave rajonale të Federatës Ruse, Japonisë, Kinës, Shteteve të Bashkuara, Republikës së Koresë do të marrin pjesë në Forumin ndërkombëtar ekollogjik "Natyra pa kufij" që do të hapet sot në Vlladivostok (Lindja e Largët e Rusisë).

Ajri i tanishëm në New Jork është më i pastri gjatë gjysmë shekullit të fundit, deklaroi kryebashkiaku i metropolit më të madh amerikan Michael Bloomberg.

Gjykata e Murmanskut vendosi masën e arrestit për 2 muaj për 22 nga 30 anëtarët e ekuipazhit të anijes Arctic Sunrise, të tjerëve u zgjati masën e paraburgimit edhe për 72 orë të tjera, njoftoi Greenpeace në microblog-un e saj në Twitter.

Në gjykatën e Murmanskut filluan seancat dëgjimore të çështjes së aktivistëve të "Greenpeace", të arrestuar në bordin e anijes Arctic Sunrise.

Rusia po krijon një sistem të ri të mbikëqyrjes satelitore të Arktikut, njoftoi Kreu i Shërbimit Federal rus të Hidrometeorologjisë dhe Monitorimit të Mjedisit Aleksandër Frollov në Forumin e tretë ndërkombëtar "Arktiku - territori i Dialogut" në Salekhard.

Forumi Ndërkombëtar i Arktikut "Arktiku - territori i dialogut", i cili u hap sot në Salehard (Rusi), u dedikohet çështjeve të sigurisë ekologjike në Pripolar.

Hetimi ngriti një çështje penale mbi piraterinë pas depërtimit të ekologëve në platformën e naftës "Prirazllomnaja" në detin Barenc, njoftoi përfaqësuesi zyrtar i Komitetit Hetimor të Rusisë, Vladimir Markin.

Shërbimi kufitar i Rusisë mohon informacionin në lidhje me transferimin e akullthyesit të Organizatës "Greenpeace" - "Arctic Sunrise" - nën flamurin holandez në portin e Murmanskut, mbi të cilin më parë njoftuan ekologët.

Akullthyesi i "Greenpeace" - "Arktik Sunrise", i ndaluar nga rojet kufitare të Rusisë në Detin Pechora, po shoqërohet nga një konvojë në Murmansk, njoftuan në degën ruse të kësaj organizate ekologjike.

Armët kimike të fundosura pas Luftës së Dytë Botërore në Detin Balltik, shkaktojnë ndryshime gjenetike tek peshku, pohojnë shkencëtarët nga Polonia. Ata njoftojnë se mijëra bomba dhe predha, që ndodhen në fund të detit, përmbajnë rreth 15 mijë ton substancash të rrezikshme kimike. Ekspertët po përpiqen të zgjedhin nëse duhet të organizojnë ngritjen e municioneve të fundosur apo më mirë të mos i prekin ato.

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Qershor 2017
Kalendari i ngjarjeve
Qershor 2017
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30