×
incident, Shtator 2013

Një avion cisternë i Forcave Ushtarake Ajrore të SHBA-së kreu një ulje emergjente në aeroportin spanjoll të Palma de Mallorca.

Në qytetin meksikan Juarez u shëmb njëra prej kishave, në të cilën gjatë kësaj kohe ndodheshin rreth 200 persona, që po ndiqnin shërbesën fetare.

Në rajonin e arkipelagut Xisha (Paracel Islands) për shkak të tajfunit "Vutip" u fundosën 2 anije kineze me 60 peshkatarë në bord.

Aeroplani "A-320" i kompanisë ajrore italiane "Alitalia" të dielën në mbrëmje bëri një ulje emergjente në aeroportin e Romës.

Një godinë banimi 5-katëshe u shemb në qytetin indian të Mumbait. Sipas të dhënave paraprake, nën rrënoja ndodhen dhjetra persona.

Organizata e Aviacionit Civil të Britanisë së Madhe publikoi informacionin, sipas të cilit gjatë njërit prej fluturimeve të "Airbus A330" të një kompanie britanike të paidentifikuar të dy pilotët i ka zënë gjumi, dhe aeroplani për një kohë është drejtuar nga autopiloti, njofton botimi "Indipendent".

Mes banorëve të kampit të refugjatëve në qytetin e Chemnitz në Gjermaninë Lindore shpërtheu një konflikt.

Kriminelë të paidentifikuar aktivizuan sot një bombë në afërsi të ndërtesës së kompanisë "Telekom" në qytetin e Kosovska-Mitrovica, në pjesën veriore të Kosovës.

Moska e dënon ashpër hapjen e zjarrit ndaj autokolonës së misionit të BE-së (EULEX) në veri të Kosovës, deklaroi Zëdhënësi i Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme Aleksandër Llukasheviç.

SHBA-ja ndaloi fluturimin e Presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, në hapësirën ajrore mbi Porto Riko.

Një person u vra dhe dy të tjerë u plagosën gjatë hapjes së zjarrit në drejtim të një makine të misionit të BE-së në Kosovë.

Në shtetin amerikan të Texas-it një qen plagosi aksidentalisht pronaren e tij. Gruaja 78-vjeçare i rrëfeu policisë se ajo zakonisht shikon televizor të shtunën, duke mbajtur jo shumë larg vetes një armë gjahu, dhe kur qeni aksidentalisht e rrëzoi atë nga arma pati një të shtënë.

34-vjeçari Aaron Alexis, i cili qëlloi me armë zjarri në selinë e Forcave Ushtarake Detare të SHBA-së në Uashington, kurohej nga një sëmundje serioze mendore.

Të hënën në Shtëpinë e Bardhë në Uashington u shpall gjendja e alarmit, konfirmoi Shërbimi i sigurisë së Presidentit të SHBA-së njoftimet e mediave amerikane.

Në SHBA policia dhe shërbimet speciale po hetojnë masakrën e radhës në zemër të Uashingtonit. Viktima të tragjedisë në qendrën e Komandës së Forcave Ushtarake Detare amerikane (Navy Yard) u bënë 12 persona. Vetë sulmuesin policia e eleminoi. Ai rezultoi të ishte specialisti civil 34-vjeçar Aaaron Alexis. Autoritetet tashmë kanë deklaruar se ata nuk janë në kërkim të dikujt tjetër dhe se po përpiqen të zbardhin motivet e mundshme të kriminelit.

Helikopteri ushtarak sirian që u rrëzua të hënën në kufirin siriano-turk, po kryente një mision zbulimi dhe shkeli aksidentalisht hapësirën ajrore të Turqisë, thuhet në deklaratën e Forcave të Armatosura siriane.

Personi i armatosur, i cili hapi zjarr në qendrën e Komandës së Forcave Ushtarake Detare amerikane në Uashington (SHBA) dhe që vdiq gjatë shkëmbit të zjarrit, quhej Aaron Alexis.

Ushtaraket koreanojugorë qëlluan për vdekje me armë zjarri një qytetar vendas, i cili po përpiqej të kalonte në Korenë e Veriut, thuhet në një deklaratë të komandës.

Një automjet i projektuar për të ecur në të gjitha terrenet u mbyt mbrëmjen e 15 shtatorit gjatë kalimit nëpër lumin Apuka në komunën e Oljutorskit.

Avioni i udhëtarëve të kompanisë ajrore "Scandinavian Airlines", i cili u nis nga nga aeroporti i Kopenhagenit për në Romë, u detyrua të kthehet në kryeqytetin danez për shkak se pilotët zbuluan një difekt teknik në sistemin e frenave.

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Shtator 2013
Kalendari i ngjarjeve
Shtator 2013
1
6
7
8
11
12
13
14
15
21
22
23
24
25
28
29