×
incident, Gusht 2013

26 pasagjerë u lënduan si pasojë e kalimit të dy avionëve në një zonë me turbulenca të forta mbi Hong Kong.

Një balonë me turistë desantoi në territorin e shkollës së riedukimit për të mitur në qytetin Cesis të Letonisë, njoftoi policia lokale.

Në aeroportin "Domodedovo" të Moskës bëri një ulje emergjente airbus "A321", i cili po fluturonte nga Antalia.

Të martën në mëngjes një avion pasagjerësh kreu një ulje emergjente në aeroportin e Moskës "Domodedovo", me sa duket, për shkak të një difekti të baterisë.

Ekspertët e OKB-së për armët kimike që ndodhen aktualisht me mision në Siri u qëlluan nga snajperët. Makina, me të cilën ekspertët po udhëtonin nga Damasku për në zonën e sulmit kimik, u shpua në disa vende nga plumbat.

Raundi i katërt i bisedimeve palestinezo-izraelite të paqes u anulua sot për shkak të vdekjes së tre palestinezë gjatë përleshjeve me policinë izraelite në Bregun Perëndimor të lumit Jordan.

Në Dublin një emigrant polak i pastrehë vdiq në makinën e plehrave, njoftoi "The Irish Times".

Avioni i pasagjerëve "An-148", shasia e të cilit u dëmtua gjatë fluturimit nga qyteti Ujrat Minerale, u ul në mënyrë të sukseshme në aeroportin "Pullkovo" të Shën Petersburgut.

Avionit "An-148", i cili po përgatitet për ulje emergjente në aeroportin Pullkovo të Shën Petersburgut, i ka ndodhur shtresëzimi i elementit mbulues të njërës prej rrotave, njoftoi kompania ajrore "Rusia".

Në Gjermani, një burrë gjysmëlakuriq nën efektin e lëndëve narkotike, arriti të hyjë në bordin e avionit, të cilin e përdor Kancelarja, Angela Merkel, dhe bëri atje një zallamahi të vërtetë.

Në rajonin e Samara nga territori i një prej ndërmarrjeve të qytetit Çapajevsk për arsye të panjohura deri tani dolën 3 vagona me pluhur tritoli.

Të paktën 3 persona humbën jetën dhe mbi 10 të tjerë u lënduan për shkak të rrjedhjes së amoniakut nga gazsjellësi i kompanisë lokale të naftës Pemex në jug të Meksikës.

Bombarduesi i tipit "B-1B" i Forcave Ushtarake Ajrore të SHBA-së u rrëzua ditën e hënë, më 19 gusht, në territorin e shtetit Montana.

Efektivët e forcave egjiptiane të sigurisë në një postbllok të qytetit Damanhur në veri të vendit qëlluan për vdekje me armë zjarri një gazetar të botimit egjiptian "Al-Ahram".

Rrjedhja më e madhe e ujit radioaktiv, që nga koha e aksidentit, ndodhi në elektrostacionin atomik "Fukushima-1" - u derdhën 300 ton ujë me përmbajtje stroncium-90 dhe radionukleide të tjera rreth 80 milionë becquerels për litër, ndërkohë që norma e lejueshme është 30 becquerels për litër.

Numri i viktimave të tragjedisë që ndodhi në shtetin indian Bihar, ku treni shtypi një grup pelegrinësh, arriti në 37 persona.

Vrapuesi afrikanojugor dhe kampioni paralimpik, Oscar Pistorius, është akuzuar zyrtarisht për vrasjen e mikeshës së vet.

11 persona u plagosën si rezultat i shpërthimit të një bombole gazi në një restorant kinez në qendër të Sofjes.

Fundosja e nëndetëses “Sindurakshak” në portin indian të Mumbai ka provokuar reagime e debate të nxehta në komunitetin e ekspertëve. Versione në lidhje me shkakun e shpërthimit dhe rënies së zjarrit në bordin e submarinës janë paraqitur disa, por të gjithë ekspertët janë të një mendimi megjithatë se një nëndetëse të tillë kaq të besueshme mund ta merrte në qafë vetëm faktori njeri.

Të paktën 40 persona u plagosën ditën e enjte si rezultat i një shpërthimi që ndodhi në festivalin e fishekzjarreve në qytetitn Fukutiyama (prefektura Kyoto) të Japonisë.

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Gusht 2013
Kalendari i ngjarjeve
Gusht 2013
3
4
5
10
11
13
17
18
24
25
28
31