×
incident, 13 maj 2013
Në SHBA ka ndodhur një tjetër tragjedi e përgjakshme, makabër. Në New Orleans ditën e dielë persona të panjohur hapën zjarr mbi audiencën që po ndiqte paradën tradicionale të Ditës së Nënës. Sipas raporteve të fundit, janë plagosur rreth 20 persona. Policia është vënë në kërkim të 3 kriminelëve. Korrespondenti i "Zërit të Rusisë" Roman Mamonov në SHBA po ndjek ecurinë e hetimit të ngjarjes në fjalë.
Një avion ushtarak rus hyri sot në hapësirën ajrore finlandeze mbi Gjirin e Finlandës. Kjo u njoftua nga Ministria e Mbrojtjes e Finlandës. "Incidenti ndodhi në gjysmën e dytë të ditës dhe ishte kohëshkurtër, - thuhet në njoftim.
Komanda turke humbi lidhjen me një aeroplan ushtarak në jug të vendit, jo shumë larg kufirit sirian, njofton botimi turk “Hurriyet”. Sipas të dhënave të Agjencisë Reuters, ka humbur kontakti me gjuajtësin “F-16”. Detaje të tjera nuk bëhen të ditura.
Në SHBA 19 persona, përfshirë edhe dy fëmijë, u plagosën si pasojë e një shkëmbimi zjarri gjatë një parade kushtuar Ditës së Nënës, e cila u zhvillua në New Orleans.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Maj 2013
Kalendari i ngjarjeve
Maj 2013
4
5
8
11
12
16
18
19
25
26
29
31