×
incident

Gjatë kohës së fluturimit mbi Britaninë e Madhe aeroplani "A320 Airbus" gati sa nuk u përplas me një UFO (disk fluturues), deklaroi piloti i avionit.

Kasaforta, si rezultat i shpërthimit të së cilës gjeti vdekjen Ambasadori palestinez në Republikën Çeke, nuk ishte hapur nga askush për 20-25 vitet e fundit. Sipas njoftimeve të mediave, më parë ai ishte vendosur në ndërtesën e vjetër të misionit diplomatik dhe u zhvendos prej andej në godinën e re, ku Ambasadori Jamal Al Jamal u transferua vetëm dy ditë më parë.

Në rajonin e Antarktikut, ku është mbërthyer nga akujt anija "Akademik Shokalskij", "u ngrit një stuhi e fuqishme dëbore", njoftoi të enjten nga bordi i anijes drejtuesi i Ekspeditës Antarktike Australiane Chris Turney.

Jeffrey Kantor konfirmon se motori i kërkimit Google i ka shkatërruar jetën atij me funksionin automatik të plotësimit (Autocomplete).

Në veri të Moskës u shemb çatia e një ndërtesa administrative katër katëshe, nën rrënojat mund të kenë mbetur njerëz, njoftojnë organet e zbatimit të ligjit të kryeqytetit.

Më 5 dhjetor një avion "Sukhoi Superjet" kreu ulje emergjente në aeroportin e Çeljabinskut.

Mes stacioneve "Tulskaja" dhe "Serpuhovskaja" të metrosë së Moskës është vërejtur përhapja e një tymi të dendur.

Policia e Islandës për herë të parë në historinë e vendit zhvilloi një operacion për arrestimin e autorit të një vepre kriminale, gjatë të cilit i dyshuari u qëllua për vdekje me armë zjarri.

Një helikopter kërkimor australian natën në të gdhirë të së hënës kreu një ulje emergjente në Antarktidë. Si rezultat, 3 persona u plagosën.

Persona të paidentifikuar qëlluan me armë në Afganistan një helikopter rus, i cili punon me kontratë për OKB-në.

Dy raketa artizanale shpërthyen mbrëmë në afërsi të bazës së Forcave Ushtarake Ajrore të SHBA-së "Yokota" pranë Tokios.

Incidenti ndodhi në shtetin indian Kerala, i cili gjeografikisht pozicionohet në fqinjësi të afërt me Goa dhe tërheq në bregdetin e tij një numër të madh turistësh.

Të paktën dy pacientëve në Japoni u kanë transfuzuar gjakun e një dhuruesi të infektuar me HIV.

Policia bllokoi qarkullimin e automjeteve në rrugët kryesore të kryeqytetit të Irlandës Veriore - Belfast pas shpërthimit të një makine pranë qendrës tregtare "Victoria Square".

Ekipet e shpëtimit përfunduan inspektimin e territorit të qendrës tregtare që u shemb në Rigë.

Dy anije kineze u mbytën në brigjet e provincës lindore të Kinës, Shandong.

Numri i njerëzve që humbën jetën gjatë shembjes së një qendre tregtare në Riga është rritur deri në 49 vetë, njoftojnë autoritetet lokale. Rreth 40 vetë u lënduan, duke përfshirë një fëmijë dhe dhjetë bashkëpunëtorë të ekipeve të shpëtimit.

Ministria ruse e Situatave të Jashtëzakonshme është e gatshme t’i ofrojë ndihmë Letonisë në likujdimin e pasojave të shembjes së ndërtesës së qendrës tregtare në Riga, tha Zëdhënësja e Ministrisë, Irina Rossius.

Arsyeja më e mundshme e shembjes së qendrës tregtare në Riga është shkelja e rregullave të sigurisë së ndërtimit, veçanërisht gjatë punimeve për gjelbërimin e çatisë së ndërtesës, njoftoi Kryebashkiaku i Rigës, Nil Ushakov.

Pensionistët e arrestuar në Londër, të cilët janë të dyshuar për mbajtjen në skllavëri në shtëpinë e tyre të tre grave, gjatë kohës së hetimit u liruan me kusht kundrejt një shume parash që nuk bëhet me dije.

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Dhjetor 2017
Kalendari i ngjarjeve
Dhjetor 2017
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31