×
bashkëpunim, 2014

Forcat e armatosura indiane po shfaqin një interes mjaft të gjallë ndaj raketës më të fundit të pakomandueshme të aviacionit (unguided rocket) "S-80FP" (russ. "С-80ФП") të bashkimit shtetëror shkencoro-prodhues rus "Splav" (russ. "Сплав"), deklaroi Drejtori i Përgjithshëm dhe projektuesi i përgjithshëm i kësaj sipërmarrje në ekspozitën "DEFEXPO 2014", e cila po mbahet në New Delhi.

Përfaqësuesi i delegacionit të Bashkimit Evropian në Rusi, Soren Liborius, komentoi për Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" rezultatet e samitit të paradokohshëm BE-Rusi.

Ekspertët e Federatës Ruse dhe Shteteve të Bashkuara pas takimit dypalësh në Gjenevë ranë dakord për të rritur presionin mbi delegacionet e qeverisë dhe opozitës të Sirisë, njoftoi të mërkurën një burim diplomatik në Gjenevë.

Kryeministri britanik David Cameron përshëndeti fillimin e shitjes së medikamentit kundër artritit, të zhvilluar nga kompania anglo-ruse "Pro Bono Bio".

Në samitin BE-Rusi, i cili u mbajt më 28 janar në Bruksel, nuk është arritur ndonjë progres i qenësishëm, edhe pse në të u nënshkruan disa marrëveshje. Në sfondin e ngjarjeve alarmuese në Ukrainë, të cilat traktohen në mënyra të ndryshme nga Moska dhe Brukseli, dhe njëfarë rënie të intensitetit të dialogut politik, palët njoftuan paraprakisht se do të përqendrohen në sferën e ekonomisë.

Rusia luan një rol qendror në sigurimin e stabilitetit në rajonin Euro-Atlantik, deklaroi të martën Ministri i Mbrojtjes i Italisë, Mario Mauro. Sipas fjalëve të tij, Moska është një partnere strategjike e Romës në sektorin e mbrojtjes.

BE-ja do të synojë për të arritur mirëkuptimin dhe mirëbesimin e ndërsjellë me Rusinë në samitin e 28 janarit në Bruksel, deklaroi të premten Kreu i Komisionit Evropian, José Manuel Barroso.

Presidenti rus Vladimir Putin do të vizitojë më 28 janar Brukselin, ku do të mbahet takimi i 32-të në nivel të lartë Rusi-Bashkimi Evropian, njofton shërbimi për shtyp i Kremlinit.

Moska, me sa duket nga të gjitha, është pranë përfundimit të përgatitjes së vizitës së Presidentit të Rusisë Vladimir Putin në Iran. Gjithsesi, sipas burimeve të mirëinformuara ruse dhe iraniane, udhëtimi i tij do të realizohet në të ardhmen e parashikueshme. Me shumë gjasa, vizita do të bëhet pas Olimpiadës Dimërore në Soçi. Ajo do të zgjasë nga 7 deri më 23 shkurt.

Komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, gjenerali amerikan Philip Breedlove dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Rusisë Valeri Gerasimov ranë dakord për shkëmbimin e informacionit dhe bashkëpunimin e mundshëm në garantimin e sigurisë së Lojrave Olimpike në Soçi.

Rusia do të marrë pjesë në projektin për modernizimin dhe rritjen e kapacitetit të centralit bërthamor hungarez "Paks", i cili është vlerësuar në gati 10 miliardë euro. Hungaria, nga ana e saj, do të përmbushë të gjitha detyrimet e veta për pjesëmarrjen në ndërtimin e tubacionit të gazit "South Stream" ("Rryma Jugore").

Rusia dhe Hungaria nënshkruan një marrëveshje ndërqeveritare mbi bashkëpunimin në fushën e energjisë atomike për qëllime paqësore, e cila parashikon ndërtimin e dy reaktorëve të rinj në centralin bërthamor "Paks".

Autoritetet qipriote sanksionuan përdorimin e kufizuar prej avionëve ushtarakë rusë të bazës ajrore "Andreas Papandreou" në afërsi të Paphos.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Janar 2014
Kalendari i ngjarjeve
Janar 2014
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
16
17
18
19
20
21
22
23
25
26
28
31