×
bashkëpunim, Dhjetor 2013

Rusia dhe Kazakistani, pas bisedimeve të presidentëve të dy vendeve, respektivisht Vladimir Putin dhe Nursulltan Nazarbajev, nënshkruan marrëveshjen ndërqeveritare mbi bashkëpunimin në fushën e transportimit të naftës ruse në Kinë përmes territorit të Kazakistanit.

Koncerni rus "Gazprom" dhe Holdingu gjerman Basf SE nënshkruan marrëveshjen për shkëmbimin e aseteve në mes të "Gazprom" dhe "Wintershall Holding GmbH" ("bijë" 100% e Basf).

Rusia ka deklaruar gatishmërinë e saj për të investuar suplementarisht në ekonominë serbe mbi 5 miliardë euro. Sferat me interes të ndërsjelltë janë energjetika, industria dhe sfera sociale.

Vendet e BE-së janë të ndjeshme dhe sillen me mirëkuptim ndaj nevojës për të diskutuar situatën rreth Ukrainës në format tripalësh me Rusinë.

Rusia dhe India ranë dakord për të krijuar një sipërmarrje të përbashkët në Indi për prodhimin dhe mirëmbajtjen e predhave reaktive për sistemin reaktiv rus të zjarrit me breshëri (russ. ПСЗО; shqip PSZO) "Smjerç", njoftuan në kompaninë shtetërore ruse të eksportit të armatimeve "Rosoboroneksport".

Komanda e Forcave Ushtarake Detare (FUD) të Vetëmbrojtjes të Japonisë njoftoi se nga 16-20 dhjetor bazën e FUD "Maizuru" në ishullin e Honshu do ta vizitojë një skuadron i anijeve të Flotës së Oqeanit Paqësor të Rusisë në përbërjen e të cilit hyjnë anija e madhe anti-nëndetëse "Admiral Vinogradov", anija cisternë "Irkut" dhe rimorkiatori "Kalar".

Ambasadori i Republikës së Guatemalës në Federatën Ruse, Zoti Estuardo Meneses Coronado, vizitoi sot Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" dhe zhvilloi një takim pune me lidershipin e Redaksisë së Transmetimit të Emisioneve për vendet e Evropës dhe Amerikës Latine.

Kryetari i Radiokompanisë "Zëri i Rusisë", Andrei Bistrickij, priti sot Shefen e Byrosë së Agjencisë spanjolle të lajmeve EFE në Moskë, Virginia Hebrero, dhe diskutoi me të perspektivat e zgjerimit të bashkëpunimit në sferën e shkëmbimit të informacionit midis dy subjekteve transmetuese.

Prej të gjitha vendeve evropiane, pikërisht me Greqinë Rusia ka bashkëpunimin më të avancuar tekniko-ushtarak. Përkundër presionit që ushtrohet mbi ta nga ana e BE-së dhe NATO-s, grekët vazhdojnë të blejnë teknikë ushtarake ruse. Përse janë kaq atraktive për Athinën produktet tona ushtarake dhe çfarë mund të pritet nga vizita e ardhshme e Ministrit rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu në Greqi?

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Dhjetor 2013
Kalendari i ngjarjeve
Dhjetor 2013
1
4
5
7
8
9
10
11
13
14
15
17
19
20
21
22
25
26
27
28
29
30
31