×
bashkëpunim, Tetor 2013

Rusia dhe Ekuadori do të vazhdojnë të bashkëpunojnë në luftën kundër financimit të terrorizmit, legalizimit të të ardhurave të fituara me rrugë kriminale dhe krimit kibernetik, deklaroi Presidenti i Rusisë Vladimir Putin pas bisedimeve me Presidentin e Ekuadorit, Rafael Correa Delgado, në Kremlin.

Presidenti i Republikës së Ekuadorit, Rafael Correa Delgado, mbërriti në Moskë të hënën me një vizitë zyrtare.

Më 26-27 tetor në Moskë u mbajt Kongresi i III-të Ndërkombëtar i transmetuesve rusishtfolës, në të cilin morrën pjesë delegatë nga 30 vende të botës.

Gjatë kësaj fundjave (më 26-27 tetor) në një nga hotelet e Moskës "Holiday Inn" u mbajt Kongresi i III-të Ndërkombëtar i transmetuesve në gjuhën ruse. Pjesëmarrës të tij ishin delegatët nga 30 vende të botës. Sot audienca e përgjithshme e mediave shtetërore dhe komerciale rusishtfolëse, që punojnë në të gjitha kontinentet, numëron rreth 10 milionë vetë.

Presidenti amerikan Barack Obama dhe Kancelarja gjermane Angela Merkel ranë dakord të mërkurën gjatë një bisede telefonike të zhvillojnë bashkëpunimin mes shërbimeve të inteligjencës, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Qeveria e Federatës Ruse dhe ajo e Republikës Islamike të Afganistanit nënshkruan një marrëveshje mbi transportin ajror.

Pas shumë lëkundjesh e hezitimesh Komisioni Evropian ka vendosur t'i japë statusin e kandidatit zyrtar për anëtarësim në BE Shqipërisë si dhe të "shkrijë" negociatat me Turqinë. Ky vendim është projektuar për të demonstruar besnikërinë e Brukselit ndaj integrimit europian.

Fregata pakistaneze "Aslat" mbërriti të enjten për një vizitë miqësore pune në portin e Novorossijskut. Kjo është vizita e parë e anijeve të Forcave Ushtarako-Detare pakistaneze në Rusi.

Presidenti rus Vladimir Putin dhe Kryeministri turk Recep Tayyip Erdogan do të takohen në Moskë në fund të vjeshtës, njoftoi Zv. Ministri i Jashtëm rus Aleksei Meshkov.

Rusia i propozoi Perusë blerjen e helikopterëve rusë "Mi-171Sh", si dhe të automjeteve të blinduara, njoftoi të enjten Kreu i Shërbimit Federal për Bashkëpunimin Tekniko-Ushtarak Aleksandër Fomin.

Mbi zhvillimin e një bisede telefonike midis Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, dhe Kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel, njofton shërbimi për shtyp i Kremlinit.

Rusia i propozoi Perusë hapjen në këtë vend të një qendre shërbimi për riparimin dhe mirëmbajtjen e helikopterëve të prodhimit rus dhe sovjetik, të blerë në Amerikën Latine, njoftoi të mërkurën Zëvendësministri rus i Mbrojtjes pas përfundimit të takimit të ministrave të mbrojtjes të Rusisë dhe Perusë.

Rusia dhe Hondurasi po hapin një kapitull të ri të marrëdhënieve dypalëshe. Këtë deklaratë e bëri sot Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, duke hapur bisedimet me kolegun nga Hondurasi Mireya Aguero.

Delegacioni rus në bisedimet në Brazil do të propozojë prodhimin e përbashkët të modeleve premtuese të aviacionit të brezit të pestë.

Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu do të diskutojë çështjet e bashkëpunimit tekniko-ushtarak me Brazilin dhe Perunë gjatë një vizite në këto vende të Amerikës së Jugut.

 Më 4 tetor Vladimir Putin do të presë Princin Albert II të Monakos, i cili do të ndodhet në Rusi për një vizitë zyrtare.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Tetor 2013
Kalendari i ngjarjeve
Tetor 2013
2
3
4
5
6
7
8
10
11
12
13
15
18
20
21
22
25
26
27
30
31