×
bashkëpunim, 2013

Rusia dhe Kazakistani, pas bisedimeve të presidentëve të dy vendeve, respektivisht Vladimir Putin dhe Nursulltan Nazarbajev, nënshkruan marrëveshjen ndërqeveritare mbi bashkëpunimin në fushën e transportimit të naftës ruse në Kinë përmes territorit të Kazakistanit.

Koncerni rus "Gazprom" dhe Holdingu gjerman Basf SE nënshkruan marrëveshjen për shkëmbimin e aseteve në mes të "Gazprom" dhe "Wintershall Holding GmbH" ("bijë" 100% e Basf).

Rusia ka deklaruar gatishmërinë e saj për të investuar suplementarisht në ekonominë serbe mbi 5 miliardë euro. Sferat me interes të ndërsjelltë janë energjetika, industria dhe sfera sociale.

Vendet e BE-së janë të ndjeshme dhe sillen me mirëkuptim ndaj nevojës për të diskutuar situatën rreth Ukrainës në format tripalësh me Rusinë.

Rusia dhe India ranë dakord për të krijuar një sipërmarrje të përbashkët në Indi për prodhimin dhe mirëmbajtjen e predhave reaktive për sistemin reaktiv rus të zjarrit me breshëri (russ. ПСЗО; shqip PSZO) "Smjerç", njoftuan në kompaninë shtetërore ruse të eksportit të armatimeve "Rosoboroneksport".

Komanda e Forcave Ushtarake Detare (FUD) të Vetëmbrojtjes të Japonisë njoftoi se nga 16-20 dhjetor bazën e FUD "Maizuru" në ishullin e Honshu do ta vizitojë një skuadron i anijeve të Flotës së Oqeanit Paqësor të Rusisë në përbërjen e të cilit hyjnë anija e madhe anti-nëndetëse "Admiral Vinogradov", anija cisternë "Irkut" dhe rimorkiatori "Kalar".

Ambasadori i Republikës së Guatemalës në Federatën Ruse, Zoti Estuardo Meneses Coronado, vizitoi sot Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" dhe zhvilloi një takim pune me lidershipin e Redaksisë së Transmetimit të Emisioneve për vendet e Evropës dhe Amerikës Latine.

Kryetari i Radiokompanisë "Zëri i Rusisë", Andrei Bistrickij, priti sot Shefen e Byrosë së Agjencisë spanjolle të lajmeve EFE në Moskë, Virginia Hebrero, dhe diskutoi me të perspektivat e zgjerimit të bashkëpunimit në sferën e shkëmbimit të informacionit midis dy subjekteve transmetuese.

Prej të gjitha vendeve evropiane, pikërisht me Greqinë Rusia ka bashkëpunimin më të avancuar tekniko-ushtarak. Përkundër presionit që ushtrohet mbi ta nga ana e BE-së dhe NATO-s, grekët vazhdojnë të blejnë teknikë ushtarake ruse. Përse janë kaq atraktive për Athinën produktet tona ushtarake dhe çfarë mund të pritet nga vizita e ardhshme e Ministrit rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu në Greqi?

Nikaragua, ku Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Sovjetik në fillim të viteve 1980 kanë zhvilluar nëpërmjet forcave të tyre të favorizuara, të marra nën tutelë - Kontras dhe Sandinistët - një luftë të përgjakshme, tani po shndërrohet në një territor të bashkëpunimit në luftën kundër trafikut të drogës. Parlamenti i Nikaraguas miratoi vendimin e qeverisë për të lejuar hyrjen në vend të njësive të Forcave Ushtarake Detare, Forcave Ushtarake Ajrore dhe të trupave të shërbimeve të anti-drogës të Rusisë.

Turqia i kushton rëndësi të madhe vizitës 2-ditore të kryetarit të qeverisë që ka filluar sot në Rusi, deklaroi në një intervistë për një gazetë ruse Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Më 20 nëntor Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ka qenë me një vizitë zyrtare në Moskë. Ai diskutoi me Presidentin Vladimir Putin marrëdhëniet dypalëshe ruso-izraelite, situatën në Lindjen e Mesme, duke përfshirë edhe konfliktin sirian. Ndërsa pika kryesore e bisedimeve të tyre ishte programi bërthamor i Iranit.

Marrëdhëniet ruso-izraelite kanë vlerën e tyre, deklaroi Presidenti i Rusisë Vladimir Putin në një takim të mërkurën në mbrëmje në Moskë me Kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanjahu.

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliç, vuri në dukje meritat e Zëvendëskryeministrit të Rusisë, Dimitri Rogozin, në zhvillimin e bashkëpunimit midis Serbisë dhe Rusisë dhe i dhuroi atij një pistoletë "Walther PPX" në komplet me 25 fishekë.

Rusia ka ndërmend të zhvillojë me Egjiptin marrëdhëniet në fushën ushtarake dhe të rrisë intensitetin e kontakteve dypalëshe, njoftoi ditën e enjte Ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Sergei Shoigu, në një takim me Ministrin e Mbrojtjes të Egjiptit, Gjeneral-kolonelin Abdul Fatah Khalil Al-Sisi.

Prodhuesi finlandez "Jolla", i cili zhvillon smartphone të bazuar në sistemin operativ "Sailfish", nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë ruse Yandex.

Rusia dhe Serbia nënshkruan një marrëveshje për bashkëpunimin ushtarak, njoftoi ditën e mërkurë Ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Gjenerali i ushtrisë Sergei Shoigu.

Egjipti është i hapur për bashkëpunim me Rusinë në të gjitha fushat dhe kërkon ta shtrijë atë edhe në sferën tekniko-ushtarake.

Kompanitë më të mëdha shtetërore ruse - "Gazprom", "Rosneft", "Gazprom neft" dhe "Zarubezhneft" - nënshkruan një sërë marrëveshjesh në sferat e naftës dhe gazit në Vjetnam gjatë vizitës në vend të Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

Presidenti rus Vladimir Putin mbërriti në Ekaterinburg, ku së bashku me Presidentin e Kazakistanit Nursulltan Nazarbajev do të marrë pjesë në Forumin e Bashkëpunimit Ndërrajonal mes Rusisë dhe Kazakistanit.

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Janar 2013
Kalendari i ngjarjeve
Janar 2013
1
2
3
5
6
7
8
10
12
13
14
15
17
18
19
20
23
24
26
27
28