×
Moska, 2014

Autoritetet e Krimesë kanë filluar bashkëpunimin me Flotën ruse të Detit të Zi për ruajtjen e rendit publik dhe mbrojtjen e objekteve me rëndësi jetike të autonomisë.

Të hënën në Moskë starton festivali "Maslenica e gjerë", në kuadër të të cilit do të zhvillohen më shumë se 500 aktivitete të ndryshme.

Banorët e fshatrave periferike të Moskës kanë frikë të dalin natën jashtë shtëpisë në lidhje me thashethemet në qarkullim për dukjen në fshatin Bjelloomut të çukopabrës (chukopabra) - kafshës mistike që mbyt pulat dhe kafshët shtëpiake (bagëtinë e imët).

Kriza politike në Ukrainë duhet të zgjidhet nga vetë ukrainasit, pa ndërhyrjen e lojtarëve të jashtëm. Në mënyrë po të tillë fatin e Sirisë duhet ta zgjidhin, në radhë të parë, qytetarët e kësaj republike. Ndërsa forcat e jashtme vetëm mund t’i ndihmojnë ata për arritjen e këtij qëllimi. Në këtë rast në zgjidhjen e konfliktin sirian duhet të përfshihen të gjithë lojtarët më të mëdhenj, kryesorë të rajonit.

Moska do të bëjë çdo përpjekje të mundshme për lirimin e të burgosurit rus nga burgu special amerikan në Guantanamo, deklaroi Komisioneri i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit, Konstantin Dollgov, pas takimit me të ngujuarin rus të këtij burgu Ravil Mingazov.

Në ndjekje të pikësynimit për t'iu kundërvënë terrorizmit bordi drejtues i metrosë së Moskës në vend të bar-bufeve dhe kafeterive do të krijojë zona të inspektimit (kontrollit).

Moska dhe Damasku janë të prirura t’i përmbahen të njëjtit mendim se "Gjeneva-2" është projektuar për të ndaluar gjakderdhjen në Siri dhe për ta ruajtur vendin si shtet sovran e laik me sigurimin e të drejtave të barabarta për të gjitha grupet etnike dhe fetare, tha Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov pas takimit të sotëm me homologun e tij sirian Walid Muallem.

Në Parkun e famshëm Izmaillovo të Moskës filloi të funksionojë kinemaja e parë prej dëbore në vend. Filmat vizatimorë shfaqen në të në regjim non-stop - që nga hapja e deri në mbyllje.

Në Moskë, festimet kryesore të përkushtuara pritjes së Vitit të Ri, tradicionalisht zhvillohen në Sheshin e Kuq.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Janar 2014
Kalendari i ngjarjeve
Janar 2014
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
16
18
19
22
24
25
26
27
28
29
30
31