×
Moska, Dhjetor 2013

Takimi i përfaqësuesve të Rusisë, SHBA-së, Kinës, OKB-së, ONAK-ut dhe Sirisë mbi çështjen e largimit të armëve kimike nga ky vend filloi në Moskë.

Stacioni meteorologjik bazë i kryeqytetit rus, i cili ndodhet në Qendrën Mbarëruse të Ekspozitave (VVC), ka fiksuar më 14:00 sipas orës së Moskës temperaturën + 3.5 gradë, njoftuan ditën e mërkurë në Qendrën Hidrometeorologjike të Moskës dhe Qarkut të Moskës.

Në jug-lindje të kryeqytetit rus janë shpallur në kërkim keqdashësit që sulmuan dje në mëngjes kamionin e markës Mercedes dhe përvetësuan një parti të tërë çorapesh.

Paga mesatare në Moskë për vitin në përfundim do të rritet me 12%, njoftoi Kreu i Departamentit të Politikave ekonomike dhe Zhvillimit të kryeqytetit Maksim Reshetnikov.

Në Moskë të enjten në mëngjes u krijua një bllokim trafiku shumë kilometërsh, i cili u shkaktua nga ora e pikut në mëngjes si dhe kushtet e rënduara atmosferike.

Në veri të Moskës u shemb çatia e një ndërtesa administrative katër katëshe, nën rrënojat mund të kenë mbetur njerëz, njoftojnë organet e zbatimit të ligjit të kryeqytetit.

Dënim me 6 vjet izolim në koloni penale të regjimit të rreptë - i tillë është verdikti (aktgjykimi) i gjykatës së qytetit të Moskës për Pavell Dmitriçenko - solistin e trupës së baletit të Teatrit Bolshoi. Ai është njohur si porositës i krimit të bujshëm - sulmit mbi Udhëheqësin artistik të trupës së baletit, Sergei Filin.

Mes stacioneve "Tulskaja" dhe "Serpuhovskaja" të metrosë së Moskës është vërejtur përhapja e një tymi të dendur.

Në rrugën Arbati i Ri në Moskë është mbyllur një librari ku zhvilloheshin beteja të paligjshme këndezash, gara vrapimi minjsh dhe buburrecësh të zinj.

Pablo Picasso, Francis Bacon, Richard Prince, Jeff Koons, Banksy, Tracey Emin ... Veprat e piktorëve bashkëkohorë më të njohur në botë gjithkush që dëshiron mund t’i shohë në Muzeun Multimedia Art të Moskës.

Në ditën e parë të dhjetorit pranë mureve të Kremlinit u hap Panairi i Krishtlindjeve.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Dhjetor 2013
Kalendari i ngjarjeve
Dhjetor 2013
1
5
6
7
8
9
10
13
14
15
16
17
18
19
21
22
23
24
26
28
29
30
31