×
Moska, 2013

Takimi i përfaqësuesve të Rusisë, SHBA-së, Kinës, OKB-së, ONAK-ut dhe Sirisë mbi çështjen e largimit të armëve kimike nga ky vend filloi në Moskë.

Stacioni meteorologjik bazë i kryeqytetit rus, i cili ndodhet në Qendrën Mbarëruse të Ekspozitave (VVC), ka fiksuar më 14:00 sipas orës së Moskës temperaturën + 3.5 gradë, njoftuan ditën e mërkurë në Qendrën Hidrometeorologjike të Moskës dhe Qarkut të Moskës.

Në jug-lindje të kryeqytetit rus janë shpallur në kërkim keqdashësit që sulmuan dje në mëngjes kamionin e markës Mercedes dhe përvetësuan një parti të tërë çorapesh.

Paga mesatare në Moskë për vitin në përfundim do të rritet me 12%, njoftoi Kreu i Departamentit të Politikave ekonomike dhe Zhvillimit të kryeqytetit Maksim Reshetnikov.

Në Moskë të enjten në mëngjes u krijua një bllokim trafiku shumë kilometërsh, i cili u shkaktua nga ora e pikut në mëngjes si dhe kushtet e rënduara atmosferike.

Në veri të Moskës u shemb çatia e një ndërtesa administrative katër katëshe, nën rrënojat mund të kenë mbetur njerëz, njoftojnë organet e zbatimit të ligjit të kryeqytetit.

Dënim me 6 vjet izolim në koloni penale të regjimit të rreptë - i tillë është verdikti (aktgjykimi) i gjykatës së qytetit të Moskës për Pavell Dmitriçenko - solistin e trupës së baletit të Teatrit Bolshoi. Ai është njohur si porositës i krimit të bujshëm - sulmit mbi Udhëheqësin artistik të trupës së baletit, Sergei Filin.

Mes stacioneve "Tulskaja" dhe "Serpuhovskaja" të metrosë së Moskës është vërejtur përhapja e një tymi të dendur.

Në rrugën Arbati i Ri në Moskë është mbyllur një librari ku zhvilloheshin beteja të paligjshme këndezash, gara vrapimi minjsh dhe buburrecësh të zinj.

Pablo Picasso, Francis Bacon, Richard Prince, Jeff Koons, Banksy, Tracey Emin ... Veprat e piktorëve bashkëkohorë më të njohur në botë gjithkush që dëshiron mund t’i shohë në Muzeun Multimedia Art të Moskës.

Në ditën e parë të dhjetorit pranë mureve të Kremlinit u hap Panairi i Krishtlindjeve.

Në Moskë startoi Panairi i Letërsisë Intelektuale non/fiction. Paralelisht në sallat e ekspozimit të Shtëpisë Qendrore të Piktorit u hap një ekspozitë, në të cilën gjithkush që dëshiron mund të shikojë ilustrimet e mrekullueshme të përrallave më të mira ruse dhe evropiane, të krijuara nga piktorët e famshëm të shekullit të XX-të.

Në fund të vitit 2013 projekti për ndërtimin e 43 rrugëve nëntokësore do t’i dorëzohet për shqyrtim Kryetarit të Bashkisë së Moskës, Sergei Sobjanin. Në hapësirat e rrugëve nëntokësore parashikohet të ndërtohen kinema, muzeume dhe objekte të tjera infrastrukturore.

Efektivët e organeve ruse të zbatimit të ligjit arrestuan në Moskë disa anëtarë të organizatës ekstremiste "At Tekfir wal Hijra", të cilëve iu konfiskua një sasi e madhe armësh dhe lëndësh eksplozive, njoftoi shërbimi për shtyp i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Rusisë.

Komunistët rusë janë indinjuar nga vendosja e valixhes-pavijon të "Louis Vuitton" në Sheshin e Kuq të Moskës.

Në Moskë u arrestua anëtari i organizatës së ndaluar terroriste në Rusi "Hizb ut-Tahrir al-Islami".

Tre aktivistët e Partisë së paregjistruar Kombëtare Bolshevike "Rusia Tjetër" u dënuan me 15 ditë heqje lirie për aksionin e protestës pranë Ambasadës polake në Moskë.

Banorët e kryeqytetit rus, të mësuar tashmë me nëntorin e pazakontë të ngrohtë, u bënë dëshmitarë të dëborës së parë të nëntorit, e cila në të vërtetë shkriu në çast.

Efektivët e zbatimit të ligjit arrestuan në Moskë një rekrutues të organizatës së ndaluar terroriste "Partia Çlirimtare Islamike" (" Hizb ut-Tahrir Al-Islami"), njoftoi Ministria ruse e Punëve të Brendshme të enjten.

Ambasadori i Rusisë në Varshavë, Aleksandër Aleksejev, po jep shpjegime në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Polonisë në lidhje me incidentin e ndodhur pranë Ambasadës së Polonisë në Moskë, njoftoi ditën e mërkurë sekretari për shtyp i Ministrisë.

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Janar 2013
Kalendari i ngjarjeve
Janar 2013
1
2
3
4
5
6
10
11
12
13
14
15
16
17
19
20
26
27
29