×
anija, 2013

Në rajonin e Antarktikut, ku është mbërthyer nga akujt anija "Akademik Shokalskij", "u ngrit një stuhi e fuqishme dëbore", njoftoi të enjten nga bordi i anijes drejtuesi i Ekspeditës Antarktike Australiane Chris Turney.

Dy anije kineze u mbytën në brigjet e provincës lindore të Kinës, Shandong.

Danimarka do të dërgojë një luftanije transporti dhe forcat speciale për tërheqjen e armëve kimike nga Siria, njoftoi Ministri i Mbrojtjes i vendit, Nicolai Wammen.

Ministria ruse e Mbrojtjes do të krijojë një skuadron anijesh akullthyese patrullimi, deklaroi të mërkurën Ministri i Mbrojtjes, gjenerali Sergei Shoigu, në një takim në Ministrinë e Mbrojtjes.

Balerina nga Moldavia, Domnica Cemortan, ka konfirmuar në gjyq se në momentin e përplasjes së tragetit të madh turistik të pasagjerëve "Costa Concordia" ajo ndodhej në urën e kapitenit të anijes dhe pranoi faktin se ajo ishte e dashura e tij.

Tribunali Ndërkombëtar i të Drejtës Detare në Hamburg do të fillojë më 6 nëntor shqyrtimin e ankesës së Holandës lidhur me rastin e ndalimit të aktivistëve të "Greenpeace", të cilët ndodheshin në bordin e anijes "Arctic Sunrise", njoftuan mediat holandeze.

Rusia informoi Holandën dhe Gjykatën Ndërkombëtare të së Drejtës Detare se ajo nuk e pranon procedurën e arbitrazhit lidhur me çështjen e anijes Arctic Sunrise, dhe se nuk ka ndërmend të marrë pjesë në seancat gjyqësore të Gjykatës për çështjen e masave të përkohshme, njoftoi Ministria ruse e Punëve të Jashtme.

Erërat e uraganit nxorrën në bregun e pjesës jugore të ishullit Iturup (Kurilet e Mesme) anijen e mallrave "Livadia".

Të mërkurën Ministria ruse e Situatave të Jashtëzakonshme (MPJ) nisi evakuimin e ekuipazheve të 17 anijeve që janë bllokuar në akull në lumin Indigirka në Jakutia (Lindja e Largët e Rusisë) dhe nuk mund të lëvizin për shkak të formimit të llumit në ujë.

Një grup i luftanijeve të NATO-s mbërriti me një vizitë jozyrtare në Shën Petersburg, njoftoi shërbimi për shtyp i Qarkut Ushtarak Perëndimor të Rusisë.

Shërbimet e kërkimit dhe shpëtimit gjetën në brendësi të tragetit turistik "Costa Concoria" trupin e njërës prej viktimave.

4 anije kineze të patrullimit hynë ditën e martë në ujërat e Ishujve të diskutueshëm Senkaku (emri kinez Diaoyu) në Detin e Kinës Lindore, njofton roja bregdetare japoneze.

Në rajonin e arkipelagut Xisha (Paracel Islands) për shkak të tajfunit "Vutip" u fundosën 2 anije kineze me 60 peshkatarë në bord.

Administrata e Kanalit të Panamasë vendosi një gjobë prej 1 milion dollarësh për pronarët e anijes koreano-veriore, të vendosur nën arrest në korrik me një parti pajisjesh ushtarake në bord.

Shërbimi kufitar i Rusisë mohon informacionin në lidhje me transferimin e akullthyesit të Organizatës "Greenpeace" - "Arctic Sunrise" - nën flamurin holandez në portin e Murmanskut, mbi të cilin më parë njoftuan ekologët.

Akullthyesi i "Greenpeace" - "Arktik Sunrise", i ndaluar nga rojet kufitare të Rusisë në Detin Pechora, po shoqërohet nga një konvojë në Murmansk, njoftuan në degën ruse të kësaj organizate ekologjike.

Ambasadorit të Holandës në Rusi iu dorëzua një notë në lidhje me veprimet provokative të ekuipazhit të anijes "Arctic Sunrise".

Autoritetet rajonale italiane janë duke luftuar për të drejtën e çmontimit të anijes së mbytur Costa Concordia.

Të martën në mëngjes inxhinierët arritën të vendosnin në pozicionin vertikal anijen Costa Concordia, e cila u mbyt në janar të vitit 2012 pranë ishullit italian Giglio, njoftuan gazetarët autoritetet vendase.

Inxhinierët italianë, të cilët kryen operacionin për vendosjen në pozicionin vertikal të anijes së madhe turistike "Costa Concordia", arritën ta ngernë anijen nga guma.

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Janar 2013
Kalendari i ngjarjeve
Janar 2013
1
2
3
4
5
6
7
9
10
12
13
14
15
16
18
19
20
21
22
23
24
26
27
31